Shpirti ynë pozitiv është pjesë e jona që e sheh atë se për çfarë jemi të aftë. Duke u mësuar se si të mendojmë pozitivisht rreth qëllimeve tona dhe të veprojmë pozitivisht në shprehitë tona të përditshme, ne i bëjmë qëllimet tona të arritshme. Në vijim po jua prezantojmë mënyrat kryesore si të bëheni pozitiv.

Krijo një imazh pozitiv të vetvetes

Imazhi i vetvetes është personi që mendon se je. Kur imazhi i vetvetes është i dobët, atëherë ti i tërheq në jetën tënde të gjitha përvojat dhe gjendjet që të tregojnë se sa i dobët je. Nga ana tjetër, kur imazhi i vetvetes është i lartë, ti i tërheq përvojat që të tregojnë se sa i mirë je. Mënyra më e lehtë për të krijuar imazh të atillë që dëshiron për vetveten është nëpërmjet bisedës me vetveten. Thjesht kontrolloje pëshpëritjen në kokën tënde. Përforcoje gjendjen morale rregullisht, në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje, me atë që ia thua vetvetes.

“Atë që jam duke ta dhuruar është ari.”

Nëna, baballarë, menaxherë, drejtorë, mbikëqyrës, kryetarë të kompanive, çdokush, kini vëmendje në këtë: rriteni vetëvlerësimin aty ku duhet të jetë dhe kështu gjëra të mira do të ndodhin, për juve dhe për të tjerët. Si do ta bëni këtë? Do ta bëni nëpërmjet bisedimit me vetveten. Patjetër duhet të mendoni mirë për vetveten. Patjetër duhet të mendoni se jeni të mirë. Fillo me kontrollimin e bisedimit me vetveten.

Fol nga aspekti i qëllimeve pozitive

Truri ynë ka nevojë për imazh të qëllimeve pozitive drejt së cilës duhet të punojë. Truri ynë bëhet konfuz nëse e ushqejmë atë me qëllime negative. Pra, nëse është qëllimi yt ta lësh pirjen e duhanit, mos thuaj “Dua ta lë pirjen e duhanit”. Në vend të kësaj thuaj: “Dua të përjetoj një mbrëmje, jashtë, me pije freskuese; një frymëmarrje të freskët; shëndet; pastërti; ajër të shëndetshëm.”

Ki pritshmëri pozitive

Shumë eksperimente e konfirmojnë të vërtetën se kur e pritni më të mirën, shpesh e gjeni më të mirën, dhe kur e pritni më të keqen, shpesh e gjeni edhe atë gjithashtu. Kjo është e njohur si parimi i parashikimit të vetvetes. Kështu, në fillim të ndërmarrjes së ndonjë pune apo në fillim të çdo dite të re shiko përpara me pritshmërinë e më të mirës.

Gjërat negative shndërroji në pozitive

Sikurse njeriu që ka pasur shumë limonë dhe i ka shndërruar ato në limonadë apo ai që lëkurën e gjarpërinjve e ka përdorur për të prodhuar këpucë lëkure, kështu edhe çdo pengesë mund të shndërrohet në triumf.

Gjithnjë rishiko në mënyrë pozitive

Nëse jemi pozitivë në fillim të ndërmarrjes, duhet të jemi njëlloj pozitivë edhe në fund, kur i rishikojmë gjërat. Shumë njerëz dekurajohen kur gjërat nuk shkojnë sipas planit dhe e dëmtojnë vetveten për atë gjë që nuk ka ecur mirë. Por gjithmonë ekzistojnë perla të brengosjes së vërtetë në çdo situatë, madje edhe në fatkeqësitë evidente, nëse vetëm shikojmë mjaftueshëm mirë. Një mënyrë për të rishikuar pozitivisht është të përdorim fraza motivuese në vend të frazave dekurajuese. Pra, një pengesë nuk është një “barrierë”, por ajo është një “sfidë”; një pengesë nuk është një “katastrofë”, por një “shans” për të mësuar; dhe një problem i ashpër nuk është një “dështim”, por “një arrë që do ta thyejmë”.

Tregohet një rrëfim i një mbreti afrikan që ishte rritur me një shok që kishte pasur pikëpamje pozitive në jetë.

Një ditë kur kishin dalë së bashku në gjueti, mbreti rastësisht e kishte këputur gishtin e tij, gjë për të cilën shoku i tij tha: “Kjo është mirë.” I irrituar me këtë shprehje, mbreti menjëherë e dërgoi shokun e tij në burg.

Një vjet më vonë kishte dalë në gjueti sërish, por këtë herë qe i kapur nga njeringrënësit. Ata e futën mbretin në një shportë dhe donin që ta hanin, por e panë që kishte mungesë të një gishti. Në pamundësi që të hanin dikë që nuk kishte qenë i tërë, ata e lejuan të shkojë.

Plot me keqardhje, mbreti e liroi shokun e tij nga burgu dhe i kërkoi falje që e ka mbyllur në burg.            

“Në rregull, kjo është mirë”, tha shoku i tij. “Pse?”, e pyeti mbreti. “Sikur të mos isha në burg, ti do t’i kishe të gjithë gishtërinjtë dhe unë do të isha me ty”, ia ktheu ai.

Përshtati dhe përmblodhi

STUDENTET.MK

About Author