Programimi është një nocion kompjuterik që mirëfilli e përshkruan atë se çfarë ndodhë kur ne e kultivojmë një qëllim brenda rrjetit të mendjes sonë. Në fillim e shprehim qëllimin dhe më pas e programojmë për ta arritur atë qëllim. Më poshtë janë të paraqitura disa teknika të vërtetuara programuese që do t’ju sigurojnë sukses në punën e zhvillimit personal.

          Afirmoje atë që e dëshiron

            Të afirmosh atë që e dëshiron do të thotë ta shpallësh qëllimin tënd në kohën e tashme sikurse ta kishe arritur atë qëllim. Truri ndërmerr çfarëdo veprimesh që i nevojiten për t’u bindur me afirmimin. Afirmimet duhet të jenë pozitive, reale dhe të shprehura në fjalë emocionale sikurse “Unë e dua…” dhe “Unë kënaqem…”. Të gjithë njerëzit që njihen për arritjen e qëllimeve të tyre i përdorin këto afirmime. Kampioni botëror i boksit, Muhamed Ali ka thënë: “Unë jam më i miri.” Afirmimet gjithashtu mund të bëhen për skuadra apo edhe për organizata të tëra:

            “Ne jemi krenarë për fuqinë tonë punëtore që kemi”;

            “Ne kënaqemi duke i përkrahur dhe duke i përmirësuar standardet tona të larta të punës”;

            “Ne përparojmë nga informata kthyese e konsumatorëve tanë duke kuptuar se sa mirë po e realizojmë punën”.

          Përfytyroje atë

            Të përfytyrosh do të thotë ta shohësh vetveten në sytë e mendjes tënde duke i arritur qëllimet. Sekreti i përfytyrimit është ta bësh atë në çdo detaj, me gjithë ndjenjat e tua, duke qenë plotësisht aty ku dëshiron të jesh. Ray Kroc, themeluesi i restorantit McDonalds, ka pasur një rutinë të rregullt të fjetjes, periudhë në të cilën ai do t’i imagjinojë të gjitha problemet ditore të shënuara në dërrasën e tij të zezë. Një nga një, ai do t’i përfytyrojë ato duke i zgjidhur. Si pasojë e kësaj, ai ia ka dalë të flejë si trup (cung).

            Ekzistojnë shumë shembuj se si përfytyrimi mendor mund ta ndihmojë shfaqjen aktuale, veçanërisht në botën e sportit.

            Një shembull është koloneli i forcave ajrore, George Hall, që ka qenë i zënë rob në Luftën e Vietnamit dhe ka qenë i mbyllur në burg për 7 vjet. Çdo ditë, Halli ka luajtur golf në imagjinatën e tij. Një javë pas lirimit të tij, ai ka hyrë në Greater New Orleans Open dhe ka luajtur në raundin e 76.

            Një shembull tjetër vjen nga Lojërat Olimpike në Moskë në vitin 1980.  Skuadra e Rusisë i ndau disa nga atletët e saj në 4 grupe dhe u dha atyre nivele të ndryshme të trajnimeve praktike dhe mendore:

            · grupi A shpenzuan 100% të kohës së tyre në ushtrime praktike;

            · grupi B shpenzuan 75% në ushtrime praktike dhe 25% në ushtrime mendore;

            · grupi C shpenzuan 50% në çdonjërën prej tyre;

          · grupi D shpenzuan 75% në ushtrime mendore dhe 25% në ushtrime praktike.

            Kështu, grupi D fitoi më shumë medalje.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author