Nikola Tesla është një nga shkenctarët më të mëdhej të të gjitha kohërave.

Ai lindi në 10 korrik 1856 në Smiljan të Likës dhe vdiq në vitin 1943 në Shtetet e Bashkuara, ku jetoi.

Pjesa më e madhe e punës së tij të hershme do të mirret për bazë në inxhinierinë moderne, dhe shumë nga zbulimet e tij janë të paçmueshme për zhvillimin e civilizimit modern. Gjatë kësaj periudhe, në Shtetet e Bashkuara, fama e Nikola Tesles ishte e krahasueshme vetëm me atë të shkencëtarëve më të mëdhenj në histori ose yjeve të kulturës popullore, por si rezultat i karakterit të tij ekscentrik dhe pretendimeve të jashtëzakonshme, ndonjëherë fantastike për zbulime të mundshme shkencore dhe teknologjike, Tesla në fund përfundon duke u tallur dhe etiketuar një shkencëtar i çmendur. Duke mos u shqetësuar asnjëherë për para, Tesla vdes i varfër dhe i harruar në moshën 86 vjeç.

Edhe pse ishte nominuar për një çmim Nobel, ai kurrë nuk e mori këtë njohje të madhe.

Ne vijim do ti ndajmë me ju disa mendime dhe citime të mençura nga Nikola Tesla.

tesla

Nuk shqetësohem se pse e kanë vjedhur idenë time, por shqetësohem sepse ata nuk kanë idetë e tyre.

Nëse urrejtja juaj shndërrohet në energji elektrike, ajo do të ndriçojë tërë botën.

Shkencëtarët e sotëm mendojnë thellësisht dhe në mënyre konfuze në vend se të mendojnë qartë. Njeriu patjetër duhet të ketë aftësinë për të menduar qartë. Sepse njeriu mund të mendojë thellë dhe të jetë mjaft i çmendur.

Truri im është vetëm një marrës, ekziston një thelb në univers nga i cili marrim njohuri, forcë dhe frymëzim.

Shumica e njerëzve janë kaq të preokupuar duke menduar për botën e jashtme saqë nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që u transmetohet atyre.

Nga të gjitha rezistencat e pakuptueshme, ajo që ngacmon më shumë lëvizjen njerëzore është injoranca.

Nga të gjitha gjërat, më së shumti më pëlqejnë librat.

Burimi: Latesly.com

Përgaditi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S