Elon Musk ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me çipin misterioz që bën lidhjen kompjuter-tru që po zhvillon kompania e tij Neuralink, duke pretenduar se mund të përdoret për të ndihmuar në kurimin e varësisë dhe depresionit.

Më shumë informacione rreth Neuralink do të zbulohen në 28 gusht, tha Musk të enjten, ku iu përgjigj një pyetësit në Twitter që e pyeti për të rejat që munden të priten.

“A mund të përdoret Neuralink që të riparon pjesën e trurit e cila është përgjegjëse për shkaktimin e varësisë ose depresionit? Do të ishte mirë nëse Neuralink mund të përdoret për diçka si varësia depresioni..” pyeti ai.

Z. Musk u përgjigj: “Me siguri. Kjo është edhe e shkëlqyeshme dhe e tmerrshme. Gjithçka që ne kemi ndjerë ose menduar ndonjëherë ka qenë sinjale elektrike.

Në afat të shkurtër, Neuralink do të përdoret për të trajtuar sëmundjet e trurit, siç është Parkinson, ndërsa qëllimi afatgjatë është që njerëzit të garojnë me inteligjencën artificiale.
Ky inovacion është testuar tek kafshët, kurse tek njerëzit pritet të testohet këtë vit.

Fundja, Z. Musk shpreson të arrijë në një pikë të përbashkët me Intelegjencen Artificiale.

Përgaditi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S