Gjdokush nga ne ndoshta e njeh shahun, mirëpo shumë pakë veta  e dinë se kjo lojë është shumë misterioze . Kush e njeh mirë këtë lojë kupton se është kaq e nderlikuar saqë të bën të mendosh se nuk është humanoide.

Sa i lashtë është shahu,kush e shpiku atë, çfarë prezanton loja e shahut? Këto dhe të tjerat në këtë post shumë interesant, thjeshtë për informacion, çështje diturie.

Kush nga ju din të luaj shah?  dhe sa nga ju din ta luaj mirë këtë lojë ?

Për ata që nuk janë të informuar, thuhet se loja e shahut nuk ka fund, sepse ekzistojnë gjithmonë lëvizje shumë herë më të ndërlikuara dhe perfekte se ajo e mëparshmja.

Sipas gjasave thuhet se kush luan mirë lojën e shahut është i aftë të hecë edhe mirë në jetë sepse loja e shahut është pikërisht si edhe vetë jeta dhe për këtë e quajnë  “Loja e jetës”.

Sipas disa ekperimenteve të kryera njerëzit e zgjuar që nuk kanë luajtur asnjëherë shah, sapo e kanë luajtur atë kanë qenë të aftë të luajnë një lojë të shkëlqyeshme. Pra duke qenë i aftë fituesi mund kundërshtarin, për sfiduesin kjo nvaret direkt nga niveli i zgjuarsisë së fituesit.

Jeni future në botën e enigmës , po shkojmë drejt labirinthit të magjishëm të shahut , në kërkim të fitores së “lojës së jetës”.

Sipas disa studimeve të kryera të arkeologjisë botërore askush nuk di t’i japë një zgjidhje enigmës se si shahu nuk dukej askundi përpara shekullit të VI dhe se si në të njëjtën kohë u shfaq në të gjitha kontinentet.

Sipas teksteve antike arkeologjia u bazua në disa zbulime të shahut të gjetura në Sirinë e lashtë dhe në Indi, por meritën e zbulimit  për këtë lojë që e njohim sot e mer Siria, por për këtë ka një legjendë.

Një mbret indian i quajtur Ladava  fitoi një betejë të madhe në mbrojtje të trojeve të tij, për të korrur fitoren atij i duhej të kryente një aksion strategjk në të cilën humbi jetën djali i tij. Nga ajo ditë mbreti më nuk pati paqe, sepse ndihej në faj për vdekjen e djalit. Ai mendonte dhe mendonte menyrën se si mund të kishte fituar  pa u sakrifikuar jeta e të birit, ditë për ditë ai shikonte rishikonte skicën e betejës por  ai nuk gjente asnjë solucion. Një ditë në pallatin e tij  erdhi një monark i  hierarkisë së lashtë induiste me emrin  Lahur Sisa, i cili i propozoi mbretit të bënin një lojë i cili e kishte sjellur me vete, një lojë shahu. Mbreti luajti dhe dalëngadalë mbreti filloi ta pëlqente shumë dhe nga njohuritë strategjike të shahut kuptohej se në betejën që kishte fituar nuk ekzistonin lëvizje të tjera pa sakrifikuar një gurë të rëndësishëm, pra birin e tij, mbreti më në fund u gëzua ngase e kuptoi se më nuk ishte faji i tij, e kështu e pyeti monarkun Lahur se çfarë dëshronte si shpërblim  për këtë që bëri dhe që mund të kërkonte një kështjellë, provincë apo flori. Monarku rrefuzoi por mbreti insistoi për disa ditë derisa Lahur Sesa duke  vërejtur fushën e shahut i tha : “Meqenëse po insiston dua të më japësh një kokërr gruri për kutinë e parë, 2 për të dytën, 4 për të tretën , 8 për të katërtën..” e kështu me rradhë. Mbreti qeshi për këtë absurditet duke u çuditur nga kërkesa e monarkut kur ai mund të merrte ç’të donte. Ditën e nesërme matematicientët e oborrit mbreteror shkuan që në pikë të mëngjesit tek mbreti duke informuar se për të përmbushur kërkesën e monarkut nuk do të mjaftonin korrjet e të tërë mbretërisë për 800 vite. Dhe ishte ai momenti kur Lahur Sesa i shpjegoi mbretit një kërkesë, që në aparencë mund të duket banale mund të kushtojë një mbretëri të tërë.

Në fakt nësë kryen kalkulimet e duhura të kërkesës së monarkut duke shtuar gjithmonë dyfishin e numrit të rradhës si rezultat  do të del se ai kërkonte 18.446.744.073.709.551.615 kokrra gruri.

Sipas një përllogaritjeje kompjuterike kombinacionet e lojës së shahut janë me një numer 1200000000000000000000000000….( gjashtëdhjetë zero mbrapa).
Në bazë të disa studimeve mendohet se loja e shahut u luante edhe në Egjiptin e lashtë, por deri tani nuk ka asnjë shenjë të lojës së vërtetë të shahut të gjetur në këto anë, ekziston një lojë e përafërt që quhet Sened, por edhe pë këtë askush nuk di se si ekzaktësisht  luhej me të.

Një ekip arkeologësh të shtetit të Anglisë rreth vitit 2002 kryenin punimet në një vend arkeologjik në Shqipëri, pikërisht në Butrint. Profesori që drejtonte punimet Riçard Hoç bëri një zbulim shumë të rëndësishëm, zbulim i cili i ka bërë arkeologjinë mbarë botërore të ketë një këndvështrim për shahun. Ata kishin zbuluar një gurë shahu bizantin të shekullit të V i cilli ishte një gurë shahu i vërtetë që njohim sot, dhe këtë dëshmi e vërejmë nga forma unike e lojës së shahut sepse ky gurë prezanton mbretin. Por si është e mundur që të gjendet një lojë shahu në Butrint te Sarandës që daton në shek. e V kur loja e shahut të vërtetë filloi të shfaqet rreth viteve 600.

(Guri i shahut i gjetur në Butrint)

Ashtu siç jemi të informuar, kontinentet nuk kishin kontakte të shpeshta me njëri tjetrin, atëherë si është e mundur që kjo lojë të përhapej në të njëjtën kohë dhe në të gjithë globin….. (vazhdon)

 

Përgatiti dhe Përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B