Ishte një njeri i cili merrej me peshkim, e si zakon e kishte që të peshkojë natën. Por një mëngjes, në kohën e agimit u ul në bregdet dhe afër tij e gjeti një qese të mbushur me gurë. E afroi dorën dhe e mori një gurë nga qesja dhe e hodhi në det. E mahniti zëri që e lëshoi guri kur ra në ujin e detit. Prapë e mori edhe një gur dhe e hodhi në ujin e detit. Zërat që i jepnin gurët disi e gëzonin peshkatarin.
Drita e diellit filloi të paraqitet dhe me të të duket edhe qesja dhe peshkatari ta sheh se i ka hedhur të gjithë gurët, përveçse një.
Kur lindi dielli, edhe qesja filloi të duket edhe më mirë dhe kur peshkatari e shikoi mirë gurin, e pa se ai ishte diamant dhe e zbuloi se gjithë ato gurë që i kishte hedhur në fakt kishin qenë diamante, e jo gurë!
Filloi në vete të thotë me keqardhje: Sa budalla që jam! I hidhja diamantet duke menduar se janë gurë, vetëm që të ndjej kënaqësi nga zëri i tyre. Po t’ua dija vlerën nuk do t’i hidhja në det asnjëherë! U nis për në shtëpi dhe në fytyrën e tij shihej qartë keqardhja e tij.
Njihe personalitetin tënd nëpërmjet këtij tregimi!
Peshkatari je ti.
Qesja me diamante është jeta jote.
Zëri i ujit është epshi yt dhe ëndjet e tua.
Errësira e natës është shkujdesja jote ndaj Zotit.
Pra, ti (peshkatari) e humb, e neglizhon dhe e hedhë poshtë jetën tënde (qesen me diamante), dhe veten e çon në shkatërrim dhe pikëllim, vetëm për t’u kënaqur me këtë botë (zërin e ujit), në “momente shkujdesjeje (errësirën e natës) nga Zoti yt, i cili të furnizon dhe nga ti nuk gjen falënderim, as në fjalë e as në vepra.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK