• Një mundësi e mirë e pa përsëritur ndoshta për progresin apo zhvillim e një shoqërie, për promovimin e vlerave personale dhe atyre shoqërore, për zhvillimin e aftësive interpersonale  padyshim se është periudha e studimit.

Në shumicën e rasteve ndoshta edhe  çdoherë studentët planifikojnë plan programin e tyre për një ecuri më të sukseshme gjatë studimeve, mirëpo në këtë situatë është e pranishme edhe dështimi i këtij plan programit. Arsyeja pse?

Ekzistojnë dy dukuri përmes së cilës planifikimet dhe pritshmëritë e një studenti nuk janë në nivelin e parashikua, ato janë:

  1. Mangësitë të cilat gjinden në përpilimin e plan programit
  2. Mospërqëndrimi në realizimin e plan programit.

Krahas kësaj ne nuk duhet të ndihemi të frustruar ngase në këtë artikull do t’ju paraqesim disa metoda efikase dhe efektive për një mësim më kualitativ.

Studimi nuk është vetëm një natë para se ta kryeni ndonjë punim seminarik ose një natë para provimit.
Nuk është shumë herët ose shumë vonë për ti zhvilluar principet e studimit.

Sa më shpejtë të hyni në një zakon të mirë të studimit, aq më lehtë do të jetë gjithçka dhe shanset për t’i zhvilluar njohuritë tuaja do të rriten.

Këtu janë disa nga këshillat tona për të arritur maksimumin nga studimi juaj:

        1. Zgjedh një kohë dhe vend të përshtatshëm

Gjdokush i ka preferencat e veta për vendin dhe kohën më të përshtatshme për të studiuar, qoftë dhoma e gjumit gjatë natës ose biblioteka pas orarit të mësimit.

Pra, gjeni një vend dhe kohë të mirë , dhe përqëndrohuni në të.

Hapsira juaj e studimit duhet të jetë e qetë, komforte dhe pa shqetësime. Duhet t’ju bëjë të ndiheni të lumtur dhe të inspiruar.

Për sa i përket kohës, tek disa njerëz koha e tyre më e mirë për të mësuar  është në mëngjes ndërsa tek tjerët më e preferueshme është mësimi gjatë natës. Përcaktoni kohën tuaj e cila do të jetë e përshtatshme dhe punoni në të. Mos mësoni shumë vonë se koha juaj e zakonshme e gjumit, qëndrimi vonë natën mund t’ju bëjë të lodhur për të mësuar në mënyrë efikase.

        2. Mësoni çdo ditë

Nëse përpiqeni të mësoni gjdo ditë nga pak ju do të keni mundësi që vazhdimisht të jeni në rrjedhshmëri me mësimet. Kjo ju ndihmon që t’i kuptoni gjërat më mirë. Gjithashtu ju ndihmon t’i shmangeni stresit i cili paraqitet në minutat e fundit para ndonjë provimi apo punimi seminarik.
Në fillim të vitit dy ose tre orë gjatë ditës mund të jenë të mjaftueshme që ju të jeni ne krye me mësimet.
Duke iu afruar fundit të vitit atëherë ju mund të keni nevojë të mësoni më shumë.

        3. Shqyrtoni dhe rishikoni

Së paku një herë në javë ju duhet t’i hedhni një sy gjërave të cilat i keni kaluar në ligjerata.
Të menduarit mbi gjërat mund t’ju ndihmojë t’i kuptoni konceptet dhe njëashtu t’ju kujtohen ato atëherë kur keni nevojë më shumë.

        4. Bëni pushime

Është e rëndësishme që gjatë kohës kur ju mësoni të bëni pushime të shkurta, veçanërisht kur jeni të lodhur ose kur ndjeheni të frustruar. Duke punuar gjatë në një detyrë mund ta ulni koncentrimin tuaj.

Kur të pushoni, sigurohuni që të largoheni nga tavolina ose hapsira e mësimit.

Pak aktivitet fizik – madje edhe një shëtitje rreth lagjes tuaj- ndonjëherë mund të të ndihmojë t’i vështroni sendet nga një këndvështrim tjetër dhe poashtu mund të ju ndihmojë edhe ta zgjidhni atë.

        5. Kërkoni ndihmë

Nëse keni ngencur në diçka, ose në diçka që ju duket se nuk ka kuptim, ju gjithashtu mund të kërkoni ndihmë. Konsultohuni me profesorët ose ligjëruesit tuaj për gjërat që nuk i kuptoni. Gjithashtu konsultohuni me shokët dhe studentët tjerë.

        6. Qëndroni të motivuar

Kur jeni duke studiuar ajo që ju motivon të jeni të qëndruar janë arsyet dhe qëllimet që ia keni caktuar vetes para fillimit të kesaj puneje të vështirë.
Është e preferueshme që të keni diçka në hapësirën tuaj të studimit që ju kujton qëllimet tuaja.

       7. Kujdesu për veten

Ju mund të keni një studim më efikas nëse kujdeseni për veten. Sigurohuni që hani mirë, të keni një gjumë të mjaftueshëm dhe stërvitje fizike. Mos e ngarkoni veten me shumë sheqer ose gjëra që përmbajnë yndyrë ose ta shtyni veten për të mësuar natën vonë. Është gjithashtu një ide e mirë që të konsumoni më shumë ujë ose ndonjë pije kur jeni duke mësuar.

Prandaj, njeriu i vetedijshëm është i obliguar ta drejtojë logjikën e vetë të fortë,  kohën e çmuar dhe të shtrenjtë, kah vepra më e mirë dhe produkti më i mirë që të merret me profitabilen dhe më të mirën, e që ajo është dituria.

Për në fund, do ta publikojmë një thënie të një dijetar:

“Gjdo njeri  i madh është bërë i madh dhe çdo njeri i suksesshëm është bërë i suksesshëm, atëherë kur gjithë forcën e tij dhe gjithë përqendrimin e tij e ka shfrytëzuar për një qëllim të caktuar”

 

Përgatiti dhe Përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

 

About Author

Admin_B