Nëse një ekip nuk funksionon mirë së bashku, atëherë me siguri çdo person i ekipit është pjesë e arsyes. Shanset për të përmirësuar dinamikën e ekipit në më kuptimplote dhe të qëndrueshme do të jenë më të larta nëse të gjithë, përfshirë udhëheqësin mësojnë të zotërojnë tre aftësi themelore: vetëdije të brendshme, vetëdije të jashtme dhe përgjegjësi personale.

Vetëdija e brendshme – përfshin të kuptuarit e ndjenjave, besimeve dhe vlerave tuaja, dhe sesi ato ndikojnë në reagimet tuaja. Kur ne nuk e kuptojmë vetën, ka shumë gjasa që t’i nënshtrohemi gabimit themelor të atribuimit, të besojmë se sjelljet e të tjerëve janë rezultat i qëllimit ose karakterit negativ (“ai ishte vonë sepse nuk i intereson”) dhe duke besuar se sjelljet tona shkaktohen nga rrethanat. Lajmi i mirë është se vetëdija e brendshme mund të mësohet. Për të filluar, ju si udhëheqës ose pjesëtar i ekipit të reflektoni dhe të merrni parasysh përgjigjet tuaja ndaj këtyre pyetjeve kur të gjeni vetën në situata sfiduese ose të ngarkuara emocionalisht:

  • Çfarë emocionesh po përjetoj?
  • Çfarë po supozoj për një person tjetër ose situatën?
  • Cilat janë faktet kundrejt interpretimeve të mia?
  • Cilat janë vlerat e mia kryesore, dhe si mund të ndikojnë ato në reagimet e mia?

Nëse kaloni kohë duke i analizuar përgjigjet e juaja dhe i rezistoni impulsit për të nxituar drejt një përgjigjeje, mund të mësoni shumë për vetën tuaj. Siç tha William Deresiewicz, autori i Solitude and Leadership, në një fjalim në West Point, “Mendimi i parë asnjëherë nuk është mendimi më i mirë”.

Vetëdija e jashtme –  përfshin të kuptuarit se si fjalët dhe veprimet tona ndikojnë te të tjerët. Shumica e udhëheqësve dhe pjesëtarëve të ekipit, nuk kanë idenë sesi sjelljet e tyre ndikojnë tek ekipi i tyre.

Një mënyrë për të filluar ndërtimin e vetëdijes së jashtme është vëzhgimi i reagimeve të të tjerëve gjatë diskutimeve: A e ngriti ndokush zërin? Pushoi së foluri? A bëri ndokush ndonjë gjest? U tërheq nga diskutimi? Buzëqeshi?

Nga kjo mund të mblidhni informacione të vlefshme për ekipin tuaj – por gjithashtu ekziston hapësirë për keqinterpretime.

Një qasje më e drejtpërdrejtë është të pyesni kolegët e ekipit për reagime specifike dhe të drejtpërdrejta:

  • Çfarë po bëj në takime që është e dobishme?
  • Çfarë po bëj që nuk është e dobishme?
  • Nëse mund të ndryshoni një pjesë të mënyrës sesi bashkëveproj me ekipin, çfarë do të ishte ajo?

Kjo mund të duket  e rrezikshme dhe e pakëndshme, por është mënyra e vetme që mund të merrni të dhëna të sakta në lidhje me ndikimin e fjalëve dhe veprimeve tuaja.

Përgjegjësia personale – Kur flasim për llogaridhënien, zakonisht mendojmë për përgjegjësitë e te tjerëve. Por udhëheqësit më efektivë të ekipit janë më të fokusuar në mbajtjen e përgjegjësisë personale. Për të qenë një udhëheqës efektiv i cili ka prioritet përgjegjësinë personale kundrejt përgjegjësisë të të tjerëve, duhet të marrim këto hapa:

  • Identifikoni kur ka një problem. Ndonjëherë kjo është pjesa më e vështirë sepse ne preferojmë të injorojmë problemet ose flasim për atë se sa të zënë jemi. Rezistoni dëshirës për ta bërë këtë.
  • Pranoni që jeni pjesë e problemit. Ju jeni absolutisht duke kontribuar në situatën.
  • Merrni përgjegjësinë personale për zgjidhjen e problemit.
  • Qëndroni me të derisa problemi të zgjidhet plotësisht.

Një ndryshim i vogël në mentalitet do të ndikojë drejtpërdrejt në sjelljet dhe mund të ketë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në një ekip të tërë.

Burimi: Harvard Business Review

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author