Dallohen kryesisht dy kategori përcaktorësh të përshtatur johomogjenë. Njëri përcaktor mund të lidhet pandërmjetshëm me fjalën c paracaktuar, ndërsa tjetri t’i referohet gjithë togut të përbërë prej tyre. Këtu s’ka bashkërenditje paralele, po përcaktime të shkallëzuar: mungon intonacioni i numërimit dhe pauza ndarëse e dallueshme prandaj në të shkruar s’vihet presje: nuk mund të dalë një lidhëz bashkërenditëse midis përcaktorëve, vendosja e këtyre është e përcaktuar nga shkalla e lidhjes kuptimore, por edhe nga faktorë gramatikorë e ritmikë, vjen i pari përcaktori që i referohet pandërmjetshëm fjalës së përcaktuar, po, nëse përcaktorët janë dy mbiemra strukturalisht të ndryshëm, njëri i nyjëzuar, tjetri jo, vendoset i pari zakonisht përcaktori me nyjë:

Kësaj ideologjie mesjetare antishqiptare rilindasit i kundërvunë ideologjinë e re kombëtare. Që nga vitet 80 të shekullit XIV, kur sulmuesit osmanë u shfaqen për herë të parë në kufijtë e krahinave shqiptare jugore, lindore e verilindore. Shqipëria u bë fushë vërshimesh. Ata mobilizojnë të gjitha energjitë për ngritjen e madhe morale të njerëzve tanë.

Kategorinë e dytë të përcaktorëve të përshtatur të njëpasnjëshëm homogienë e përbëjnë përcaktorët që bashkohen me raporte jo bashkërenditëse por sqaruese midis tyre: përcaktori i mëpasmë zbulon më tej përmbajtjen e të parit, duke ndihmuar që të karakterizohet a të identifikohet më mirë objekti. Këta përcaktorë ndahen me pauza, në të shkruar me presje, po ashtu si përcaktorët homogjenë po s’pranojnë një lidhje bashkërenditëse midis tyre:

Fatin e betejës e vendosin në radhë të parë fuqia dhe vullneti i njerëzve, që bëjnë luftë të drejtë. Fytyra e sajë e fishkur kish marrë pamjen e saj të zakonshme, pak si të qeshur.

Ky bashkim përcaktorësh të përshtatur jo homogjenë lejon të shprehen ngjyrime të ndryshme lidhjesh kuptimore. Karakterizohet nga intonacioni i sqarimit. Mund të pranohet mjaftë herë midis tyre lidhëza shpjeguese e sqaruese a fjalë të barasvlershme me to si: domethënë etj.

Nuk mund të formojnë togje përcaktorësh homogjenë mbiemrat e mirëfillta të bashkuara me përemra mbiemërorë, ose dy përemra mbiemërorë të ndryshëm:

Të gjitha këto suksese të rëndësishme do të arrihen në saj të punës së palodhur të popullit tonë të mrekullueshëm. Gëzimi im i veçantë është se do të shohë vëllanë tim të vogël Robertin.

Një tip përcaktorësh të përshtatur homogjenë përbën vargun me bashkim asindetik, i disa mbiemrave sinonimë ose semantikisht të afërt a të së njëjtës kategori, i përdorur mjaft herë në letërsinë artistike a në gojëtarinë për të arritur efekte theksimi, shprehimësie, ngjashërimësie; ndërmjet grumbullimit të një varg tiparesh të ngjashme a të shkallëzuar, sigurohet një karakterizim më i gjallë, më i saktë i një objekti. Çdo përcaktor i referohet drejtpërdrejt emrit të përcaktuar, po njëkohësisht përforcon, shtjellon më tej përmbajtjen e përcaktorit të mëparshëm po pa arritur në raporte saktësuese të vërteta midis tyre:

Ata e ndoqën nga gjëra të tjera më rrënqethëse, të tronditëse. Ai ishte gjoja talent i lindur, i rrallë, i pazëvendësueshëm.

Përcaktorët homogjenë me drejtim pa parafjalë dalin përgjithësisht me të njëjtën trajtë rasore; ata me parafjalë më të shumtën e herës me të njëjtën parafjalë, por ndonjëherë edhe me parafjalë të ndryshme:

Me ritëm të shpejtë do të shtohej sidomos prodhimi i drithërave, i duhanit, i pambukut, i ullinjve, i perimeve, i patateve. Bëhej kështu një muzikë këmborësh, cicërimash, e përrenjsh.

Urdhëroi të ndalohet grumbullimi i njerëzve në rrugë, në sheshe ose në shtëpi.

Homogjene mund të jenë dy a më shumë ndajshtime, më të shumtën të veçuar:

Rilindasit tanë të mëdhenjë, Naimi, Samiu, Abdyli, Pashko Vasa, Jani Vreto, e shumë e shumë të tjerë janë shembull përkushtimi atdhetar.

Në muajt mars e prill vjet s’ra shi.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

About Author