Foljet ndihmëse kam, jam në përbërjen e kallëzuesve foljorë homogjenë, si rregull, përsëriten. Lejohet mospërsëritja e tyre te kallëzuesit foljorë homogjenë me raporte këpujore në raste të veçanta, sidomos për të vënë në dukje lidhjen më të ngushtë të foljeve ose për ti dhënë ligjërimit një ritëm më të shpejtë, zakonisht kur foljet vijnë njëra pas tjetrës:

Me një shpejtësi të çuditshme e kish mbërthyer e zbërthyer mitrolozin. Flokët i qenë zbardhur dhe ndriçuar si fije argjendi. Nuk duhet harruar se gjatë dimrit ai ishte vrarë, sakatuar dhe cfilitur. Përsëriten ose jo foljet ndihmëse duhet, do. Përsëriten domosdo nëse ka marrëdhënie kundërshtore e në raste të tjera, kur del nevoja e ndarjes mirë të kallëzuesve homogjenë:

Armët duhen mbajtur por edhe duhen shtuar. Prandaj çdo gjë duhet gjykuar e duhet peshuar thellë e mirë. Ato duhen parë e zgjidhur të ndërlidhura me tërë problemet ekonomike dhe shoqërore.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

About Author