Kur kryefjala e dytë shoqërohet me një ndajfolje kohe a vendi që tregon pasardhje kohore ose hapësinore, kallëzuesi vihet gjithnjë në njëjës.
Nga dhoma u dëgjua një kollë e fortë dhe pastaj një rënkim. U dëgjua kërcitja e rrotave dhe më tutje zhurma e qindra hapave.
Kur kryefjalët janë të bashkuara me lidhëzat këpujore dhe, edhe, as përsëritura, me si, sa të përsëritura, përshtatja më të shumtën e herës bëhen me njërën nga kryefjalët, kallëzuesi foljor ose këpuja vihet në njëjës, veçanërisht po të vendoset përpara kryefjalës.
Më këtë zhurmë përzihej edhe era, edhe shiu, edhe gurgullima e vijës së mullirit. Pra, as njëra, as tjetra nuk lëvizi. Minuta kaloi dhe në shtëpi nuk po ndihej as zhurma, as krismë.
Po ashtu kallëzuesi foljor e këpuja përshtaten zakonisht me tërë kryefjalët homogjene, duke u vënë në shumës, (por mund të përshtaten në raste të veçanta edhe me njërën prej tyre, duke u vënë në njëjës), kur bashkohen me lidhëzat dyshe të bashkëlidhura si…, dhe, si…, ashtu edhe, aq …sa (edhe), sa…aq (edhe): .
Si njëri edhe tjetri janë njerëz të besës dhe të zgjuar. Si shkalla krahasore, ashtu edhe shkalla sipërore nuk formohen me anë mbaresash. Aq Barleti, sa edhe Antivarinoja sigurojnë që, pas kësaj disfate, Shqipëria do të ishte e humbur, sikur Isa bej Evrenozi të kishte baritur kundër Krujës. Është një portret i mrekullueshëm sa abstrakt aq edhe konkret.
Kur kryefjalët me raporte këpujore bashkohen me lidhëzat dyshe jo vetëm… por (edhe), jo vetëm.. por as ose me nuk, s… vetëm, por edhe (as), përshtatja bëhet me njërën kryefjalë, me kryefjalë më të afërt:
Dhe në lotët e tyre hynte jo vetëm dhimbja e të vdekurit, po edhe malli i shqipes. Ja kështu nuk u bëra rogeç vetëm unë, por edhe nëna me babanë.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe