Qendrat e të Dhënave janë vende të centralizuara ku kompjuteri dhe pajisjet e rrjetit janë përqendruar me qëllim të mbledhjes, ruajtjes, përpunimit, shpërndarjes ose lejimit të qasjes në sasi të mëdha të të dhënave. Ata kanë ekzistuar në një formë ose në një tjetër që nga paraqitja e kompjuterëve.

Në ditët kur kompjuterët e hershëm ishin me madhësi të madhe sa një dhomë, një qendër e të dhënave mund të kishte vetëm një superkompjuter. Përderisa pajisjet u bënë më të vogla dhe më të lira, edhe nevojat e përpunimit të të dhënave filluan të rriten, dhe ato janë rritur në mënyrë eksponenciale, kështu që filluan të rrjetëzohen serverë të shumtë (homologët industrialë të kompjuterëve tanë të shtëpisë) së bashku për të rritur fuqinë e përpunimit.

Ato lidhen me rrjetet e komunikimit në mënyrë që njerëzit të mund të kenë qasje në to, ose informacionin mbi to nga distanca. Një numër i madh i këtyre serverëve të grumbulluar dhe pajisjeve të lidhura mund të vendosen në një dhomë, një ndërtesë të tërë ose grupe ndërtesash. Qendra e sotme e të dhënave ka të ngjarë të ketë mijëra servera shumë të fuqishëm dhe shumë të vegjël që funksionojnë 24/7.

Për shkak të përqendrimeve të tyre të larta të serverave, shpesh të grumbulluara në rafte që vendosen në rreshta, qendrat e të dhënave ndonjëherë referohen në fermat e një serveri. Ato ofrojnë shërbime të rëndësishme si ruajtja e të dhënave, rezervimi dhe rikuperimi, menaxhimi i të dhënave dhe rrjetëzimi. Këto qendra mund të ruajnë dhe shërbejnë Uebfaqe, të ekzekutojnë shërbime të postës elektronike dhe të mesazheve të menjëhershme, të sigurojnë ruajtje dhe aplikacione në re (cloud), të mundësojnë transaksione të tregtisë elektronike, të furnizojnë komunitete të lojërave në internet dhe të bëjnë një mori gjërash të tjera që kërkojnë shtypjen me shumicë të zerove dhe njësheve.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author