Programet aplikative përpunohen me qëllim që të dhënat hyrëse, duke shfrytëzuar kompjuterin të transformohen deri në të dhëna dalëse, do të thotë në informacione (të dhëna të aplikueshme). Këto programe shkruhen në ndonjë nga gjuhët programore. Disa prej këtyre gjuhëve janë më të afërta me “gjuhën e kompjuterit” (gjuhët e ulta programore si është p. sh., gjuha e makinës), ndërsa disa gjuhë që i përshtaten gjuhës së njeriut (gjuhët e larta programore, si p. sh. PASCAL) mundësojnë programim më të lehtë dhe më të shpejtë. Programet aplikative krijohen nga shfrytëzuesit ose blihen si produkte të gatshme (programi për rregullimin e tekstit, programi për kontabilitet, programi për banka, lojrat kompjuterike dhe të ngjajshme).

Në grupin e programeve aplikative marrin pjesë edhe të ashtuquajturat programe shërbyese siç janë editorë të ndryshëm të tekstit, kalkulatorë, notese etj.

Me zhvillimin e gjuhëve të reja programuese dhe zhvillimit të teknikave të reja të programimit, si psh. Programimi në kod të hapur (angl. Open Source Programming), dhe
programimi i orientuar në objekte (angl. Object Oriented Programming), është bërë e mundshme krijimi i programeve aplikative më të afërta me përdoruesin dhe më të thjeshta për përdorim. Përveç kësajë, aplikacionet e sotme kompjuterike mund edhe të vet menaxhohen dhe ndryshohen nga ana e përdoruesit sipas nevojës së tij, gjë që ka mundësuar specializimin e mëtejshëm të aplikacioneve të ndryshme kompjuterike, sidomos të atyre të krijuara në kod të hapur (open source).

 

Burimi:Libri Bazat e Informatikës

About Author

Admin_S