Para se të fillojmë me një analizë më të detajizuar do të ishte e drejtë që të gjith lexuesve t’ju ofrojmë një sqarim të koncepteve ekonomike dhe një perspektivë historike të afërt për temën e lartëpermendur, duke mundësuar që të jetë sa më e kuptueshme dhe e dobishme për të gjithë.
Le t’ia fillojmë nga protektonizmi ekonomik; Periudha e ashtuquajtur Merkantilizëm ka qenë e pranishme në Europë në mes shekujve 15 dhe 18. Gjatë kësaj periudhe, ari dhe argjendi të marra nga kolonitë kontribuan në rritjen e pasurisë së vendit. Importi sipas qasjes merkantiliste mundëson që monedha e vendit, me një tjetër fjalë, ari ose argjendi të del jashtë duke shkaktuar varfërimin e vendit, ndërsa eksporti çon në hyrje të metaleve të çmuar dhe e kundërta në pasurimin e vendit. Prandaj, eksporti duhet të jetë në shkallë më të lartë se importi. Kjo qasje e përgjithshme ka mundesuar që shtetet evropiane të luajnë një rol më aktiv dhe cenrtalist në rregullimin e jetës ekonomike në pergjithësi dhe tregtisë së jashtme në veçanti. Merkantilizmi sugjeron që qeveria t’i shpjerë këto plane përpara duke luajtur një rol proteksionist në ekonomi, duke inkurajuar eksportet dhe duke dekurajuar importet, zakonisht nëpërmjet aplikimit të subvencioneve apo tarifave.
Ideja themelore e merkantilizmit njëherit është se aktiviteti ekonomik duhet të jetë në interes të shtetit dhe duhet të kontrollohet nga vet shteti. Nga ky kuadër i përgjithshëm mund të nxirren dy pikëpamje të përgjithshme; disa nacionalistë besojnë se interesat ekonomike kombëtare duhet të mbrohen në nivelin minimal të nevojshëm për sigurinë dhe prestigjin e shtetit. Kjo quhet merkantilizëm pozitiv, ndërsa nga ana tjetër, nga nacionalistë që e shohin ekonominë ndërkombëtare si një zonë për zhvillimin imperialist dhe ngritjen kombëtare. Kjo formë agresive mund të quhet “merkantilizëm negativ”.
Merkantilizmi pozitiv ka karakter mbrojtës për ekonominë kundër forcave të jashtme ekonomike dhe politike. Nacionalizmi mbrojtës ekonomik zakonisht shfaqet në vendet e pazhvilluara ose në ekonomitë e dobëta që janë në rënie; qeveritë e tilla perkrahin me politikat e tyre industritë e posalindura ose të dobëta dhe zbatojnë politikat mbrojtëse për të ruajtur interesat e tyre. Në rastin më të keq, nacionalizmi ekonomik është gjendja ekonomik e luftës.
Akumulimi i rezervave ndërkombëtare të këmbimit valutor si një tampon që do i rezistoj ndonjë rreziku në të ardhmen nukështë vetëm se një reflektim i politikës merkantiliste.
Krizat e fundit financiare kanë shtyrë si shtetet e zhvilluara po edhe ato të cilat janë në zhvillim që nga një politike liberale të tregut të kalojnë në vënien e barrierave në raport me tregtinë e jashtme. Rritja dhe subvancimi i eksportit, dhenia e stimujve tatimore dhe garantimi i kredive janë vetem disa shembuj të cilët mund të paralajmrojnë një rend të vjetër ekonomik.
Gjatë periudhave të tilla të krizës, qeveritë kombëtare përpiqen të japin përparësi duke reflektuar mbi masat mbrojtëse kundër konkurrentëve kryesorë. Kur shohim historinë e krizave, shpesh mund të hasim shembuj të ndryshëm të këtyre politikave konzervatore si “Keynes in-Smith out” ose “Keynes in-outside Smith” ose Pasuro Veten Varfro Komshiun etj
Ky studim synon të zbulojë reflektimet e ardhshme të betejave tregtare të shkaktuara nga shqyrtimi i historisë të fenomenit të “New Protectonizm”, paralajmerues i rendit të ri botëror.
Në vijim pas kesaj hyrjeje do të fillojme me shembuj konkret te ngjarjeve aktuale në bote, konkretisht reagimet e fundit te SHBA dhe Kinës dhe besoj se do ta kemi më te qartë të kuptojmë lidhjet mes interesit, inflaclionit dhe kursit te kembimit.
Përgatiti dhe përshtati:
E.Haxhiu