Pyetja: Çfarë e pengon ekzistencën e një shkaktari material që krijoi universin, siç është një qytetërim tjetër ose diçka tjetër? Pse duhet të ekzistojë në mënyrë specifike një Zot i përjetshëm?

Përgjigjja: Ekziston një rregull i vendosur nga dijetarët muslimanë më shumë se një mijë vjet më parë, që thotë: “Sekuenca e aktorëve medoemos çon në mosbërjen e veprimeve.” Sekuenca e aktorëve do të thotë se ka më shumë se një krijues.

Pyetja në fjalë përmend “një qytetërim tjetër”, që paraprihet nga një qytetërim që e ka prodhuar atë dhe një qytetërim që i ka paraprirë dhe prodhuar të dy etj. Kjo përfaqëson sekuencën e krijimit, e cila medoemos është e favorshme për mosbërjen e veprimeve, përkatësisht mosshfaqja e qenieve të krijuara, si: universi, njeriu dhe të tjerët.

Sekuenca e aktorëve rezulton në mosshfaqjen e universit dhe ekzistencës. Nëse një qytetërim varet nga ekzistenca e një qytetërimi tjetër që e ka krijuar atë dhe qytetërimi tjetër varet nga një qytetërim tjetër që e parapriu dhe e krijoi atë, e kështu me radhë deri në pafundësi, atëherë as ky qytetërim, as ai që i paraprin, as ai që u paraprin të dyjave nuk do të shfaqej. Pra, nuk do të shfaqej as ekzistenca, asgjë nuk do të shfaqej, sepse, nëse çdo qytetërim varet nga një qytetërim tjetër që i ka paraprirë, nuk do të shfaqej asnjë qytetërim dhe asgjë nuk do të ekzistonte kurrë.

Pra, duhet të ketë një Krijues të parë të Përjetshëm që krijoi gjithçka! Nëse ka një sekuencë të pafundme dhe çdo hallkë në zinxhir varet nga ajo para tij, atëherë nuk do të kishte krijesa, asnjë krijim, asnjë qenie, sepse agjenti do të varej nga një agjent që i paraprin dhe më pas do të varej paraardhësi i tij në një të mëparshëm, etj., prandaj nuk do të kishte asgjë. Pra, sekuenca duhet të ndalet diku. Këtu bëhemi të sigurt për krijuesin e parë që nuk i paraprin asgjë tjetër!

Pyetja: Ne i dimë ligjet e universit, e dimë edhe shkaktarin e tërmeteve. Pse kemi nevojë për një Krijues përderisa ne i dimë ligjet e natyrës?

Përgjigjja: Një ateist supozon se ligjet janë të mjaftueshme për të krijuar universin dhe për ta bërë atë që të shfaqet. Disa ateistë janë mbështetur në idenë e ligjit të gravitetit dhe se ai është i mjaftueshëm për shfaqjen e universit, pavarësisht se ky pretendim shkatërrohet thjesht duke e marrë parasysh burimin e ligjit të gravitetit, ose kur mendojmë se kush e kodifikoi atë ose kush i dha atij vetinë e interferencës dhe të shfaqjes së efektit.

Pavarësisht këtyre intuitave të vetëkuptueshme, ligji i gravitetit nuk bën që asnjë top bilardoje që të rrotullohet e lëre më që të shkaktojë diçka pa shfaqjen e asaj gjëje! Ligji i gravitetit nuk mund të prodhojë një top të bilardos, ai thjesht e bën atë të lëvizë nëse është i krijuar dhe goditet nga një shkop i bilardos. Në fakt, ligji i gravitetit nuk është i pavarur, por është një përshkrim i një dukurie natyrore. Për më tepër, ligji i gravitetit nuk do të lëvizë topin e bilardos pa një forcë që shtyn shkopin e bilardos dhe e lëviz atë. Vetëm në këtë moment, topi i bilardos lëviz dhe shfaqet efekti i ligjit të gravitetit.

Megjithatë, një ateist supozon se ligji i gravitetit është i mjaftueshëm për të krijuar topin e shkopin e bilardos dhe për të rrotulluar topin! Cila është më afër arsyes dhe logjikës së mirë në lidhje me shkakun e shfaqjes së universit: Krijuesi apo ligji?

Në mënyrë të ngjashme, ligjet e djegies së brendshme të një motori makine nuk mund të krijojnë një motor makine. Nëse motorit të makinës i vendosim vetëm ligjet e djegies së brendshme, as në këtë rast nuk do të funksionojë. Aty duhet të ketë benzinë që jep energji dhe duhet të ketë një shkëndijë për djegie, si dhe paraprakisht të ketë motor. Vetëm pas kësaj do të funksiononin ligjet e djegies së brendshme dhe do të punonte edhe motori! Pra, nuk është e arsyeshme të mendojmë se ligjet e djegies së brendshme janë të mjaftueshme për të krijuar motorin, shkëndijën e djegies, benzinën, shoferin dhe rrugën.

Në fakt, ideja se një ligj është i mjaftueshëm për të shpjeguar shfaqjen e universit është një ide që është krejtësisht e papranueshme për arsyen. Përveç kësaj, nëse e mendojmë këtë ide, ajo do të na çojë në sekuencën e aktorëve që shpjeguam në përgjigjen e pyetjes së mëparshme, lidhur me atë se kush e krijoi ligjin dhe kush e solli në ekzistencë atë. Nëse ata pretendojnë se është një ligj tjetër, ne do të futemi në sekuencën e aktorëve që sjellin mosshfaqjen e ndonjë ligji ose ndonjë qenieje.

Dr. Hejthem Talat

Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *