Pyetja: Pse rastësia nuk mund të jetë burim i universit?

Përgjigjja: Të adoptosh idenë e rastësisë është mosnjohje e fundamentit të mundësive, duke pasur parasysh faktin se rastësia ka dy kushte të domosdoshme, të quajtura: koha dhe vendi.

Rastësia specifikon një kohë kur e bën efektin e saj dhe përcakton ekzistencën e një vendi material ku prodhon ndikimin e saj. Atëherë, si mund të themi se rastësia ka luajtur një rol në krijimin e universit, edhe pse universi ynë u krijua kur nuk kishte kohë dhe vend? Si mund të shfaqet efekti i rastësisë pa shfaqjen e vetë rastësisë? Si ka mundësi që rastësia të japë një efekt përpara ekzistencës së saj ose ekzistencës së kohës dhe vendit, të cilat janë dy kushtet thelbësore të rastësisë?

Pyetja: Si mund t’i përgjigjemi një ateisti i cili pretendon që universi është i përjetshëm (nuk ka fillim)?

Përgjigjja: Sipas Ligjit të Dytë të Termodinamikës është e pamundur që universi të jetë i përjetshëm. Ja një shembull për të thjeshtuar këtë ligj: nëse keni një filxhan me ujë të nxehtë në dhomë, nxehtësia transferohet nga uji i nxehtë në dhomë derisa temperatura e dhomës të jetë e barabartë me temperaturën e filxhanit. Ky është ligji i dytë i termodinamikës, ku energjia rrjedh nga nivelet e larta në nivele të ulëta me kalimin e kohës. Që nga shfaqja e universit, ky ligj ndodh në çdo moment dhe në çdo gjë në univers, derisa temperatura e gjithçkaje në univers të bëhet e barabartë dhe kur kjo të ndodhë, do të ndodhë ajo që njihet si vdekja termike e universit. Nëse universi do të ishte i përjetshëm, ai do të ishte pezulluar deri me tani – i vdekur termikisht.

Megjithatë, universi tani është në një gjendje që është më pak se entropia maksimale dhe nuk ka arritur ende vdekjen termike. Prandaj, nuk është i përjetshëm, përkundrazi, ka një fillim të caktuar gjatë të cilit janë shfaqur koha dhe hapësira. Është vërtetuar sipas të njëjtit ligj se universi filloi në një minimum entropie, që do të thotë se shfaqja e tij ishte pa një shembull precedent: ai u krijua nga asgjëja. Pra, ky ligj shkencor është në anën e kundërt me ateizmin.

Pyetja: Pse ligji i shkakësisë (shkak-efekt) nuk vlen edhe për Krijuesin? Ose, me fjalë të tjera, kush e krijoi Krijuesin?

Përgjigjja: Së pari, ligjet e qenieve të krijuara nuk vlejnë për Krijuesin; ky është një fakt i vetëkuptueshëm. Përndryshe, do të mund të thoshim edhe: “Kush e ka gatuar kuzhinierin?” Kush e pikturoi piktorin? Është e vetëkuptueshme se Krijuesi është Ai që solli në ekzistencë kohën dhe vendin. Pra, është e pakonceptueshme të thuhet se ligjet që Ai krijoi nga asgjëja duhet të vlejnë edhe për Të!

E dyta: Është e vërtetë se çdo qenie e krijuar duhet të ketë një krijues; megjithatë, në rastin e Krijuesit: “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij.”
[Surja esh-Shūra: 11]

E treta: Krijuesi nuk është i krijuar, por është i përjetshëm. Pra, si mund të pyesim: Kush e krijoi Atë? Krijuesi duhet të jetë i përjetshëm dhe i nevojshëm për të ekzistuar. Përndryshe, do të futeshim në problemin e “sekuencës së aktorëve” që çon medoemos në mosndodhjen e veprimeve. Pra, Krijuesi duhet të jetë medoemos ekzistues dhe i përjetshëm, i Lartësuar qoftë Ai!

Dr. Hejthem Talat

Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *