Rrethanorët janë homogjenë kur i referohet të njëjtës fjalë dhe kanë përmbajtje semantike të njëjtë, pra janë rrethanorë të të njëjtit lloj.
Dhe kjo bëhet ose tashti ose kurrë. Ai u foli me të qetë po kërcënueshëm.
Nuk përbën varg rrethanorësh homogjenë të mirëfilltë bashkimi asindetik ose i bashkërenditur i dy lloje rrethanorësh:
Të rejat dhe të rinjtë e vendit tonë janë kudo dhe kurdoherë në ballë të luftës për të rënë. Dimri shtrëngoi më vonë po më rreptë seç pritej. Të gjithë e shohin si e ku punon kleri.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe