Rrethanori është gjymtyra e dytë e fjalisë që vihet në marrëdhënie rrethanore me gjymtyrën prej së cilës varet dhe lidhet me të me drejtim a bashkim. Rrethanori tregon kryesisht vend, kohë, shkak, qëllim, mënyrë, masë e shkallë, por edhe raporte të tjera. Ai varet nga një gjymtyrë që është shprehur me folje, me mbiemër e me ndajfolje.

Rrethanorët shprehen me një fjalë kuptimplote, me një lokucion ose me një togfjalësh sintaksorisht të pandashëm, qoftë emër i përveçëm i përbërë, qoftë togfjalësh tjetër i qëndrueshëm, qoftë togfjalësh i lirë: Aty ka qenë, së pari, mësues im atë. Në këto e sipër u dëgjua një e gjëmuar motori. Me siguri që sot e kësaj dite nuk e kishte harruar. Arritën shpejt në Qafën e Th anës. E kishin vendosur në vatrën e kulturës. Pas ndonjë ore e ca ai la punën.

Rrethanorët shprehen më shumë me ndjafolje e lokucion ndajfoljet ose me emër e përemër me parafjalë. Por herë-herë edhe me emra pa pamtjalë në rasën rrjedhore e kallëzore. Si rrethanor mund të funksionojë edhe ndonjë pjesë tjetër e emërzuar e ligjëratës. Dalin si rrethanorë edhe format e pashtjelluara të foljes. si: paskajorja, përcjellorja. forma me pjesëzën “pa” e ndonjë tjetër.

Në ndonjë rast të veçantë edhe ndonjë pasthirrmë onomatopeike: Ai fliste shtruar dhe pothuaj hapur. Të nesërmen ndodhi diçka që nuk më harrohet. Do të vij të hënën. Ai u mërzit së prituri.

Rrethanori, duke hyrë në lidhje me gjymtyrë të tjera, shpreh raporte të caktuara. Këto raporte kanë një gamë shumë të gjerë. Këtu do të trajtohen vetëm raportet kryesore e më të qarta. Në bazë të klasifikimit të rrethanorëve është vënë kriteri logjik. gramatikor me nëndarje semantike. Sipas këtij kriteri dallohen rrethanorët e vendit, të kohës, të shkakut, të qëllimit, të mënyrës, të sasisë. Atyre mund t’u shtohen edhe rrethanorët e kushtit e të lejimit.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

About Author

Admin_S