Rrethanori i qëllimit tregon qëllimin e veprimit: Kemi ardhur këtu për punë. Rrethanori i qëllimit varet nga gjymtyrë të shprehura me folje, rrallë edhe me mbiemër foljor: Përse duhet të shkoj te doktori? S ’do shumë mend: për të mirën tënde.

Rrethanori i qëllimit shprehet me:

  • ndajfolje: Përse të vejë Jani në arat e gjata natën?
  • emër kryesisht abstrakt në rasën kallëzore të pashquar të prirë nga parafjala për e rrallë në: T ’i e di që më duhen për koleksion. Unë kam ardhur për tjetër punë. Rrethanori i qëllimit i shprehur me një emër konkret në rasën kallëzore të pashquar të prirë nga parafjala për dhe që varet nga folje që tregojnë lëvizje si: shkoj, vij, dal etj., gërshetohen me marrëdhenie kundrinore: Djemtë shkuan në mal për dru. Ata vijnë këtu për gjah.
  • togfjalësh: Për zbatimin e reformës agrare u krijuan komitetet e fshatarëve të varfër. Armiku përpiqet që çdo gjë ta shfrytëzojë për qëllimet e tij.
  • paskajore: Për çudi aeroplanët nuk erdhën për të bombarduar.

Rrethanori i qëllimit herë-herë dallohet me vështirësi nga rrethanori i shkakut në gjuhën e folur, madje edhe në gjuhën e shkruar, kur të dy ndërtohen me ndajfoljet pse, përse. Situata ose konteksti luajnë rolin kryesorë në dallimin e tyre. Rrethanori i qëllimit shënon fakt të synuar, kurse ai i shkakut fakt real.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

About Author

Admin_S