Universiteti “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup është universiteti i parë shtetëror në Republikën e Maqedonisë, i formuar në vitin 1949 me tri fakultete. Sot, ai paraqet bashkësi e 22 fakulteteve, 5 institucioneve shkencore dhe 11 antarëshe të asociuar, nga të cilat 4 janë institute shkencore publike, kurse veprimtaria e tij është e rregullur me Ligjin për arsimim të lartë dhe me Statutin e Universitetit.

Universiteti “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup zhvillon programe studimore në të gjitha fushat shkencore – shoqërore, teknike, matematiko-natyrore, medicinal, bioteknike dhe në artet, ndërsa puna hetuese, përveç në fakultete, zhvillohet edhe në institucionet shkencore në kuadër të Universitetit.

Fotografia e Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup, konkretisht, mund të paraqitet nëpërmjet numrave vijues: në procesin edukativo-arsimor të të gjitha fakulteteve janë përfshirë rreth 50.000 studentë nga Republika e Maqedonisë në të gjitha ciklet e studimeve, si dhe më shumë se 700 studentë të huaj, kurse mbi 2.700 kuadro arsimoro-shkencore dhe bashkëpunuese e zhvillojnë procesin arsimor dhe shkencor të fakulteteve dhe instituteve.

Në zhvillimin e deritanishëm të Universitetit janë formuar mbi 126.000 kuadro të degëve të larta, kurse mbi 5.300 magjistra dhe specialistë dhe 2.923 doktorë shkence nga të gjitha fushat arsimoro-shkencor.

Në veprimtarinë e tërë të Universitetit shenjë të posaçme kanë aktivitetet sportive, artistike, informative, rekreative dhe të tjera, të organizuara në shoqëri, aleanca dhe klube të ndryshme.

Fakultet që i përfshinë Universiteti “Sh. Kirili dhe Metodi” janë:

– Fakulteti arkitektonik    http://www.arh.ukim.edu.mk/index.php/mk/

– Fakulteti i ndërtimtarisë     http://www.gf.ukim.edu.mk/

– Fakulteti juridik    http://www.pf.ukim.edu.mk/

– Fakulteti matematiko-natyror    http://www.pmf.ukim.edu.mk/web/pages/news

– Fakulteti makinerik    https://www.mf.ukim.edu.mk/

– Fakulteti medicinal    http://www.medf.ukim.edu.mk/

– Fakulteti pedagogjik “Sh. Klimenti i Ohrit”    http://www.pfsko.ukim.edu.mk/

– Fakulteti stomatologjik    http://stomfak.ukim.edu.mk/

– Fakulteti teknologjiko-metalurgjik    http://www.tmf.ukim.edu.mk/

– Fakulteti për medicinë veterinare     https://fvm.ukim.edu.mk/

– Fakulteti i teknologjive elektroteknike dhe informative    http://www.feit.ukim.edu.mk/

– Fakulteti i shkencave bujqësore dhe ushqime   http://www.fznh.ukim.edu.mk/

– Fakulteti i kulturës fizike   http://www.ffosz.ukim.edu.mk/

– Fakulteti farmaceutik  http://ff.ukim.edu.mk/

– Fakulteti i shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike    https://www.finki.ukim.mk/

– Fakulteti filologjik “Blazhe Koneski”   http://flf.ukim.edu.mk/

– Fakulteti i pylltarisë  http://www.sf.ukim.edu.mk/

– Fakulteti për dizajn dhe teknologji të mobiljeve dhe enterier  http://www.fdtme.ukim.edu.mk/

-Fakulteti filozofik    http://www.fzf.ukim.edu.mk/

-Fakulteti ekonomik  http://www.eccf.ukim.edu.mk/

 

 

About Author

Admin_S