Lumi është rrjedhë ujore natyrore relativisht e madhe, e përhershme ose periodike, zakonisht është rrjedhje e ujërave të ëmbla që krijohet prej një apo më shumë burimeve, prej një akullnaje, liqeni prej shiut a shkrirjes së borës. Ai rrjedh nëpër shtrat dhe zakonisht rrjedh drejt një oqeani, deti, liqeni ose lumi tjetër . 

Stabiliteti i një lumi është i domosdoshëm ashtu siq është e domosdoshëme prezenca e tij për ekosistemin. 

Në vazhdim të shtjellimit të këtij punimi do të njihemi më gjerësisht me ndarjet e lumenjëve në përgjithësi si dhe me disa prej formave më të shpeshta të paraqitjes së tyre, poashtu për secilin nga format e kanaleve do të njihemi me disa prej parametrave më të rëndësishëm hidraulik dhe me përparësitë e tyre në përgjithësi. 

Pas disa llogaritjeve hidraulike për seksionin më të favorshëm ekonomik dhe me efikastetin më të lartë do të kryejmë analizën e stabilitetit të skarpatës së tij ashtu që pastaj do të mund të bëjm sigurimin e pjerrtësive. 

Shqyrtimi i sigurisë nga rrëshqitja e skarpatës dhe sigurimi i pjerrtësive të kanalit, varësisht nga forma e seksionit të tij dhe nga ndërtimi gjeologjik i terrenit mund të kryhet në forma të ndryshme, shumëllojshmëria e zgjidhjeve si dhe kompleksiteti i tyre na ka detyruar që të përvetësojmë dhe të shtjellojmë dy forma të zgjidhjes së stabilitetit të pjerrtësisë që më pas me njërën nga to të kryejm edhe llogaritjet numerike të stabilitetit. 

Duhet të kemi parasysh se gjithmonë kërkohet modeli apo forma më ekonomike me aplikimin e së cilës arrihet stabiliteti i terrenit, mirëpo asnjëher modeli apo forma të cilën e zgjedhim që ta implementojmë nuk guxon që ta vë në pikpytje stabilitetin e kanalit. 

Për më shumë mund të shkarkoni punimin e plotë këtu.

About Author

Admin_S