Cilat janë shtatë cilësitë që zotërojnë sipërmarrësit më të guximshëm? Përgjigjen e keni në vijim.

1. Fillimisht bien dakord dhe më pas gjejnë një mënyrë për ta kryer punën

Ata janë tepër të sigurt në vetvete dhe atë me arsye të mirë. Nëse ka një punë që bie në fushën e tyre të mundësive, ata do të gjejnë një mënyrë për ta përfunduar atë ose do të përpiqen deri në fund. Ata besojnë në aftësitë e tyre, por edhe në aftësitë e njerëzve që i rrethojnë, e dinë se çdo problem ka një zgjidhje, vetëm duhet gjetur.

2. Ata mendojnë ndryshe nga  gjithë të tjerët

Shumica e problemeve në biznes ekzistojnë që nga ekzistimi i biznesit. Ata që nuk kanë frikë nga sfidat u qasen problemeve të vjetra me zgjidhje të reja kreative.

3. Ata nuk kanë frikë të shprehin publikisht pikëpamjet e tyre

Kur kanë një mendim ndryshe nga të tjerët, sipërmarrësit e guximshëm nuk hezitojnë ta thonë këtë. Megjithatë, ata nuk do ta shpjegojnë shumë qëndrimin e tyre, thjesht do ta bëjnë të ditur.

4. Ata ndajnë me kënaqësi aftësitë e tyre

Të patremburit janë gjithmonë të gatshëm t’i mësojnë të tjerët. Ata sjellin energji dhe nxjerrin në pah idetë e tyre novatore në prezantimet e tyre, kështu që njerëzit duan të mësojnë prej tyre.

5. Jetojnë  sipas rregullave dhe parimeve të tyre

Ata i respektojnë autoritetet, por jo edhe  shumë. Pavarësisht se me çfarë parimesh dhe rregullash jetojnë, sipërmarrësit e patrembur nuk do të bëjnë kompromis vetëm për të kënaqur opinionet dhe bindjet e njerëzve të tjerë.

6. Ata bëjnë atë që të tjerët thjesht ëndërrojnë të bëjnë

Në vend që të kërkojnë leje ose miratim nga të tjerët, sipërmarrësit e patrembur veprojnë me guxim dhe nisin gjërat. Ata kanë  ide dhe e zbatojnë atë.

7. Nuk dorëzon kurrë

Ata janë ambiciozë, këmbëngulës deri në fund dhe thjesht refuzojnë të dorëzohen. Ata fokusohen fort në qëllimin e tyre dhe thonë “jo faleminderit” për gjithçka që i pengon.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author