Para jush janë njëmbëdhjetë strategji që duhet të nxisin entuziazmin dhe vetëbesimin në mënyrë që procesi i mësimit të bëhet produktiv dhe të arrijë rezultatet më të mira të provimit.
- Bëni një marrëveshje me veten tuaj. Marrëveshja në botën e biznesit është e obliguar. Është një garanci që fjala do të mbahet. Obligohuni që ta kaloni provimin. Parashikoni sanksionet nëse dështoni në provim.
- Mos prisni frymëzim për të mësuar. Filloni të mësoni tani. Jini këmbëngulës, mos lejoni që asgjë t’ju tërheq. Më e lehtë është të hiqni dorë.
- Përmbushni parakushtet e nevojshme për mësim:
- Rregullimi i hapësirës së mësimit
- Sigurimi i temperaturës, dritës, lagështisë optimale, vendit të vazhdueshëm (e njëjta situatë krijon asociacione pozitive të mësimit).
- Jini të pushueshëm (është shumë e rëndësishme të jesh i qetë).
- Planifikoni të mësuarit tuaj. Planifikoni të mësuarit tuaj. Përgatitja është 90% e suksesit, një parakusht për gjithçka. Ju mund të mësoni një mësim pa një plan, por kjo do të ngadalësojë në mënyrë dramatike efektet e të mësuarit. Ju duhet të planifikoni për rezultate të mira dhe të shpejta. Bëni një plan, vendoseni aty ku gjithmonë do të jeni para syve tuaj dhe ngjiteni në të. Bëni një plan ditor, por edhe një plan mujor dhe përmbajuni atij.
- Fitoni sukses në fillim, sepse asgjë nuk ju motivon si suksesi. Ndani mësimin në seksione. Nëse e shpjegoni procesin e të mësuarit në pjesë më të vogla, materiali nuk do të duket aq i rëndë dhe i mërzitshëm. Kur të mbaroni një pjesë, përpara se të kaloni në një pjesë tjetër, do të ndiheni të kënaqur me përparimin tuaj dhe të motivuar psikologjikisht. Do të vini re një ndryshim në harmoninë. Do të jeni më produktiv se kurrë më parë.
- Përdorni strategjinë e “topa të borës”. Një mënyrë e shkëlqyeshme për të motivuar veten për të mësuar është kjo strategji. Si duket?
Hapni udhëzimin dhe gjeni pjesën më interesante që duhet mësuar . Filloni procesin e mësimit nga këtu. Në këtë mënyrë ju do të mësoni një mësim, pjesë të një libri ose kapitulli në një mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë. Kjo do të rrisë besimin dhe motivimin tuaj, sikur topi i borës i cili rokulliset dhe rritet , ashtu që aktivitetet e mëposhtme të mësimit do të lidhen me detyrën e parë të suksesshme.
- Mos gërshetoni disa detyra. Ka çrregullime të ndryshme gjatë mësimit. Të gjithë ata nuk mund të largohen ,por ajo që mund të bësh është mos t’i japësh vetes disa gjëra në të njëjtën kohë. Është shumë e rëndësishme të përqendroheni në një detyrë dhe të bëni sa më mirë që të keni mundësi. Kjo do të rrisë nivelin tuaj të motivimit, i cili do të rrisë ndjeshëm procesin e të mësuarit shumë më shpejt.
- Mos shikoni gabimet në mënyrë negative. Ata janë një pjesë e rëndësishme e përparimit tuaj të të mësuarit. Nëse nuk gaboni, atëherë ngecni, nuk rriteni, nuk përparoni. Suksesi është rezultat i përgatitjes, punës së palodhur dhe mësimit nga gabimet.
- Mendoni për të ardhmen. Një faktor shumë i rëndësishëm për motivimin tuaj të të mësuarit është e ardhmja që keni dizajnuar. Mësimi është një hap drejt këtij qëllimi. Cfarë qëllime të ardhme mund të planifikoni?
Pavarësia. Të jesh i pavarur, të jetosh nga puna jote.
Edukimi. Edukoni veten në fushat që ju interesojnë.
Aftësia. Të posedoni aftësitë që nuk i keni sot.
Punësimi. Mësimi mund t’ju japë një mundësi për pune më të mirë.
- Studioni me mikun ose kolegun tuaj. Kjo mund të jetë shumë më e lehtë dhe më efikase.
- Shpërblejeni veten për çdo sukses që arrini. Shpërblimi krijon asociacione pozitive. Kjo do të rrisë dëshirën tuaj për sukses.
Le të jetë shpërblimi personal, arsye të ndjeni gëzim. Definoni shpërblimin paraprakisht si p.sh. Çokoladë, libër i preferuar. Shpërblimi më i madh mbi të gjitha është të jesh krenar për mësimin tënd.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK