Kujdesi ndaj klientit është faktor kyç për çdo biznes, veçanërisht në ditët e sodit  kur konkurrenca është kaq e madhe. Disa këshilla të mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mbani besnikërinë e konsumatorit në rrugë  afatgjate.

  • Dhuroni. Le të jetë një shpërblim për besnikëri. Një dhuratë e vogël e papritur është  shumë domethanëse për klientët.
  • Falënderoni ata dhe mundohuni që këtë ta bëni në formë të shkruar.
  • Përgjigjuni thirrjeve. Shpeshherë harrojmë ti thërrasim ata thirrje që i kemi lëshuar. Mos lejoni që të ju ndodh kjo.
  • Më pak premtoni më shumë realizoni.
  • Qëndroni në dispozicion. Tregoni klientëve se jeni në gjendje t’i ndihmoni ato në çdo kohë.
  • Kontaktoni. Mos i leni konsumatorët për një kohë të gjatë pa email, thirrje ose ndonjë mënyrë për t’u treguar atyre se mendoni për ta.
  • Jini të mirë ndaj  punëtorëve. Në të kundërtën ata nuk do të sillen siç duhet me konsumatorët.
  • Nëse keni përgatitur një ofertë speciale për klientët e rinj, mos harroni  që të ofroni çmime më të ulta për ato ekzistues.
  • Kurrë mos lejoni të jeni indiferent ndaj klientëve. Statistikat tregojnë se deri në 68% e tyre nuk duan të kenë më shumë bashkëpunim me kompaninë pikërisht për shkak të qëndrimit indiferent të menaxherëve apo punonjësve.
  • Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ndërtuar besnikërinë.

Përmblodhi dhe përshtati :

WWW.STUDENTET.MK

About Author