DOM është shkurtimi për Document Object Model. Kjo është një mënyrë për të parë HTML-në e cila bën mundur që zhvilluesit e web-it të krijojn funksione dhe të manipulojn me kodin në menyra të cilat do të ishin të pamundura pa këtë konceptim.

Ekzsitojn tre tipe bazë të DOM-it:

Pjesa kryesore e DOM, e cila përdoret për të përcaktuar dokumentin panvarsishtë nga tipi XML DOM, i cili përdoret me dokumentet XML. HTML DOM, ndan një faqe HTML në nyje. Këto nyje janë të lidhura me njëra tjetrën në formën e një peme. Ajo që e bën DOM-in kaq të rëndësishëm dhe të përdorshëm për zhvilluesit e HTML është se cdo pjesë e faqes bëhet e vecantë dhe e aksesueshme në raport me faqen. Duke pasur një mundësi copëzimi të till ne mund të veprojm në pjesë të vecanta të faqes pa i prekur pjesët e tjera.Kjo ka një rëndësi të vecant për programimin në Javascript duke qenë se keshtu krijohet mundësia e kapjes së cdo elementi të HTML në mënyrë direkte. Duke ditur strukturën e saktë përmes DOM, ne mund të kalojm në të gjithë elementët në të cilët duam të kryejmë veprime.

Tani më e kemi parë se një faqe HTML është e përbërë nga elementët e mëposhtëm:

<html>
<head>
<title>Faqe HTML </title>
</head>
<body>
<p id="sample">Kjo eshte nje faqe e thjeshte HTML.</p>
</body>
</html>

Me anë të DOM, çdo element, si p.sh tag-et <html></html>, është një nyje. Nyja <html> quhet nyja rrënjë dhe ka dy nyje bijë dhe <body>. Në shembullin e mësipërm nyja <title> ështe fëmij i nyjës <head>. HTML DOM është një gjuhë e pavarur nga platforma. DOM është e ndarë nga JavaScript teknikishtë dhe mund të kapet me anë të gjuhëve të skriptimit.

Lista e mëposhtëme paraqet listën e objekteve të HTML DOM të cilat
përdoren për të marrë, nxjerrë informacione rreth ambjentit të
sistemit të përdoruesit. Informacionet mund të jenë si madhësia e
ekranit, rezolucioni, historia e browserit, URL-ja, sistemi i
shfrytëzimit, tipi i browserit etj.
Objektet janë:
Window
Document
Screen
Navigator
History
Location
Secili nga objektet ka atributet dhe metodat e tija. Ne do të shohim
objektin Window i cili përfaqson dritaren e browserit. Lista e
mëposhtëme jep disa nga metodat dhe atributet e objektit Window:
closed
defaultStatus
frames
history
length
location
name
opener
parent
personalbar
self
status
statusbar
scrollbars
top
toolbar
window
innerWidth
innerHeight
outerWidth
outerHeight
pageXOffset
pageYOffset
screenX
screenY
screenLeft
screenTop

window

Objekti window është në krye të hierarkis së modelit DOM dhe përfaqëson të gjithë browserin.

Atributet:

location – Kthen URL-ne

Metodat:

alert() – Afishon një mesazh tekst

prompt() – Shfaq një dritare dialoguese e cila kërkon input nga përdoruesi.

Shembull:

Shembulli i shfaq përdoruesit dy butona të cilët kur shtypen shfaqin një mesazh dhe pyesin për input respektivisht s. Në fund të faqes gjithashtu shfaqet një tekst dhe url-ja e faqes së hapur.


<html> <head> <title>Objekti Window</title> </head> <body>

<input type="button" value="Click here for a message"

onclick="window.alert('Ky eshte mesazhi .');" /> <br /> <input

type="button" value="Kliko per te marre mesazhin"

onclick="window.prompt('Fusni te disa te dhena');" /> <script


type="text/javascript"> document.write(" URL e kesaj faqe eshte " +

window.location); </script> </body> </html>

Objekti document

Objekti Document përfaqson një faqe të web dhe me anë të tij mund të kapim të gjithë elementët e kësaj faqe. Shohim metodat dhe propertit e tij.

Vetitë e objektit document

Këtu do të futen pothuajse gjithë atributet që ne mund të vendosim në elementitn <body> të një faqeje XHMTL. Disa properti kanë cilësine vetëm të lexojnë ndërsa disa të tjera përpos leximit kanë dhe aftësinë e shkrimit. Për më shumë tabela që vijon:

Për të aksesuar një prej propertive, ju duhet të përdorni shënimet e simbolit . (pikë); kështu psh nqs kërkoni të kapni titullin e faqes ath ju duhet të shkruani:

document.title

nqs kërkoni të kapni datën se kur është modifikuar për herë të fundit një dokument ath duhet të shkruani

document.lastModified

nqs serveri nuk suporton propertinë lastModified ath IE do të shfaqi orën korrente ndërsa browsera të tjerë do të shfaqin 1 January 1970.

Metodat e objektit Document

Metodat kryejnë veprime dhe gjithmonë janë të ndjekur nga një cift kllapash. Brenda kllapave të disa metodave mund të kemi parametra ose argumenta të cilat do të ndikojnë në atë se cfarë do të kthej veprimi që do të kryhet. Tabela më poshtë na tregon për dy metoda të cilat shkruajnë kontent të ri në faqen e web. Të dyja metodat do të marrin si argument një string (bashkësi me shkronja, numra, hapësira apo dhe shenjat e pikësimit etj) dhe stringu është ajo cfarë do të shkruhet në faqe.

PËRGADITI DHE PËRSHTATI:

STUDENTET.MK

About Author