• Duaje kë të duash, do të vijë dita dhe do të ndahesh nga ai.
  • Jeto me Zotin tënd dhe duaje ashtu si e meriton të duhet Ai. Mos e duaj askënd tjetër ashtu si e do Atë dhe mos t’i afrohet asaj dashurie asnjë dashuri tjetër.
  • Mos u bëj nevojtar për dikë tjetër pos Zotit tënd.
  • Mos iu anko askujt sado qoftë e madhe brenga jote.
  • Vendose në rend të parë fisnikërinë tënde para ndjenjave të tua.
  • Bëje mendjen të jetë udhëheqëse e jo ndjenjat
  • Sa më shumë që shtohet rëndësia e njerëzve në sytë e tu, aq më shumë zvogëlohet personaliteti yt në sytë e tyre.
  • Bëje butësinë ndaj njerëzve të jetë urë për arritjen deri në zemrat e tyre.
  • Mos e bëj masë krahasimi në zgjedhjen e shokut, pamjen e mirë të tij.
  • Mos harro se gjithmonë ke nevojë për Krijuesin tënd.
  • Bëje që adhurimi ndaj Zotit tënd të jetë zgjidhje për ikjen nga bota jote kalimtare.
  • Mos të jetë mënyra e sjelljes sate sipas sasisë së dashurisë ndaj njetiut.
  • Mos e urre askënd asnjëherë, edhe nëse të lëndon një i dashur, ngase ti, sipas sasisë së urrejtjes do ta rikujtosh plagën që ta shkaktoi.

Libri: Pas Vështirësive Vjen Lehtësimi

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author