Algoritmet
Algoritmi i Sortimit për Rregullimin e Librave në Raft
Sortimi është një proces i rregullimit të gjërave të ngjashme në mënyrë sistematike. Për shembull, supozoni se po rregulloni libra në një raft, bazuar në lartësinë e librave. Në këtë rast ne mund të rendisim librat më të gjatë në të majtë të ndjekur nga librat më të shkurtër ose mund të bëjmë anasjelltas.
I njëjti koncept implementohet në algoritmet e Sortimit. Algoritme të ndryshëm të klasifikimit janë në dispozicion të strukturës së të dhënave dhe algoritmeve. Edhe pse qëllimi i çdo algoritmi mbetet i njëjtë, secili algoritëm punon ndryshe bazuar në kritere të ndryshme.
Në shembullin e mësipërm, nëse duam t’i rendisim librat sa më shpejt që të mundemi, ka disa pika për t’u marrë në konsideratë:
- A mund të renditen librat lehtësisht në raft? Nëse librat janë të rëndë, mund të na marrë më shumë kohë. Në mënyrë të ngjashme, mund të ketë kufizime të tjera. (qasshmëria)
- Sa është numri i librave? (madhësia e të dhënave)
- Sa shpejt mund t’i përdorim ato? (aftësia e harduerit)
Algoritmet janë ndërtuar duke marrë parasysh të gjitha këto kufizime për të prodhuar një zgjidhje optimale. Disa nga shembujt e këtyre algoritmeve janë Bubble Sort, Selection Sort, Merge Sort, Heap Sort dhe Quick Sort.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK