Pas 20 vitesh në biznes, këshilltari financiar Don Grant thotë se ka tre gjëra që klientët urrejnë të dëgjojnë. Së pari, që nuk po kursejnë mjaftueshëm, qoftë për pension, qoftë për shkollimin e fëmijës së tyre, më pas se nuk mund të përballojnë një shtëpi të tillë dhe, së fundi, se duhet të rrezikojnë më shumë kur vjen puna për të investuar para.
– Kur takohem për herë të parë me klientët, u them atyre se do t’u tregoj gjëra që ata mund të mos duan t’i dëgjojnë, por unë duhet t’i them – shpjegon Grant.
Grant ndau me Insajderin tre këshillat më të mira për paratë që klientët e tij nuk duan t’i dëgjojnë kurrë.
Nuk po kurseni sa duhet
Grant punon me klientë të fazave të ndryshme të jetës dhe ata që i afrohen moshës së pensionit nuk janë të lumtur të dëgjojnë se nuk mund të lënë punën e tyre kur të duan.
Më është dashur të kthej në punë disa njerëz për disa vite. Kur nuk kurseni mjaftueshëm, nuk do t’i arrini qëllimet tuaja, tha Grant, i cili punon si këshilltar investimesh për Fortis Advisors në Kansas.
Një këshilltar financiar mund t’ju ndihmojë të ekzaminoni të ardhurat dhe asetet tuaja dhe çfarë do t’ju duhet pas daljes në pension, për të përcaktuar se sa duhet të kurseni dhe investoni për të ruajtur stilin tuaj të jetesës. Nëse keni fëmijë, duhet të kurseni edhe para për edukimin e tyre, pavarësisht se sa të shkëlqyer mendoni se janë fëmijët tuaj.
Merrni më shumë rreziqe
Ju mund të josheni për të marrë para nga investimet tuaja kur tregjet janë në rënie, por mos e bëni këtë.
Në thelb, çdo katër vjet tregjet rrëzohen, por rikuperimi mesatar nga një rrëzim i tregut të aksioneve zgjat rreth 400 ditë. Ne duhet t’i besojmë historisë së tregut të aksioneve dhe tregjeve të tjera në të cilat investojmë – tha Grant.
Për pronarët e bizneseve të vogla, ky rrezik do të thotë se ata janë të gatshëm të zgjerojnë investimet e tyre përtej kompanive të tyre. Për shkak se sipërmarrësit tashmë marrin rreziqe duke qenë në biznes, ata shpesh hezitojnë të investojnë në tregje.
Ju nuk mund të përballoni një shtëpi të madhe
Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar të blini shtëpinë tuaj të parë ose shtëpinë tuaj të ëndrrave, një hipotekë nuk është kostoja e vetme që duhet marrë parasysh. Pronësia e shtëpisë është e rëndësishme për krenarinë e të gjithëve, por kur i kaloni fundjavat duke rregulluar oborrin, duke kositur barin ose duke riparuar çatinë, kupton se mund të jetë gjithashtu një barrë e madhe.
Është një avantazh, por nuk gjeneron asnjë të ardhur për ju. Është një harxhim”, tha Grant.
Derisa Grant ende beson se pronësia e shtëpisë është një ide e mirë, ai u kërkon klientëve të tij të mbajnë mend këtë: “Të mendosh se sa shtëpi të madhe mund të përballosh ka të bëjë gjithçka me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë.”
Përmblodhi dhe përshtati:
www.studentet.mk