Të nderuar ndjekës, kësaj rradhe për ju, një storie suksesi për arritjet profesionale të Zekirija Memishit, njëherit edhe anëtar i www.studentet.mk.


Zeka, ka ndjekur studimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, pranë Universitetit “Kirili dhe Metodi”.
Iu ofrua punë si 1st Line Network Engineer pranë kompanisë Virtual 1 LTD.
Poashtu, në kompaninë InfoTech ndoqi disa trajnime. Pas përfundimit, në po të njejtën kompani iu dha mundësia e instruktorit për CCNA R&S.

Me eksperiencën disavjeçare, dhe me përkushtimin e tij profesional, Zeka u pranua në njërën prej kompanive më të suksesshme dhe më të njohura botërisht, tek I3d.net me bazë në Holandë, i cilësuar me titullin si Medior Network Infrastructure Engineer.

Suksesi ekziston, por ai e gjeti Zekën duke punuar fuqishëm!

Përgatiti:
WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S