Urina është tajitje e veshkave, që fitohet me proceset e filtrimit glomerular, reapsorbimit tubular dhe sekrecionit tubular. Gjatë këtij procesi prej gjakut pastrohen produktet e metabolizmit të cilat normalisht janë të dëmshme për organizmin, si p.sh urea, acidi urik, kreatinini etj. Përmes të rrugëve urinare: ureterëve, mëshikëzës urinare dhe uretrës, urina nxirret në mjedisin e jashtëm me aktin refleksor të urinimit. Analiza e urinës mundëson diagnostikimin e ndryshimeve të metabolizmit të karbohidrateve, sëmundjeve të veshkave dhe rrugëve urinare, sëmundjeve të mëlçisë ashtu edhe sëmundjeve dhe funksioneve tjera të metabolizmit. Urina është material diagnostik shumë I rëndësishëm.

Analizohet:

– në mënyrë makroskopike;

-në mënyrë mikroskopike;

-në mënyrë kimike;

-në mënyrë mikrobiologjike

Motra medicinale me opservimin makroskopik të urinës mund të analizojë:

– sasinë;

– pH-reakcioni;

– ngjyrën;

– dendësinë;

– erën.

Sasia e urinës e mbledhur për 24 orë paraqet diurezën. Ajo normalisht është prej 1 200 deri 1 500 ml. Varret nga lëngjet e konsumuara dhe nga humbja e lëngjeve nga organizmi në mënyrë ekstrarenale (me vjellje, barkqitje, djersitje). Gjatë ditës urinohet 4-5 herë, kurse urinimi bëhet pa pengesa me shpejtësi dhe pa ndërprerje deri në fund. Që të mblidhet urina, motra medicinale pacientit i jep enë të posaçme (tegëll, gota të graduara etj), ato vendosen në hapësira të caktuara. Në ato enë shënohet emir dhe mbiemri i pacientit. Nëse i sëmuri fi llon me mbledhjen e urinës në orën 7 të mëngjesit, urinën e parë e hedh dhe pastaj vazhdon ta mbledh urinën në enën e posaçme deri ditën e ardhshme në 7. Diurezën motra medicinale e shënon në listën e temperaturës. Nëse sasia e diurezës është e zmadhuar disa litra, quhet poliuri, kurse sasia e zvogëluar quhet oliguri. Por nëse diureza është 100 ml ose më pak atëherë quhet аnuria, dhe paraqitet gjatë dëmtimeve të rënda të veshkave.

Ngjyra e urinës normale është e verdhë e çelur për shkak të prezencës së urokromit. Gjithashtu varret edhe nga prezenca e kripërave të Na, Са, acidit urik, disa eritrociteve etj. Gjatë poliurisë urina është më e çelur, kurse gjatë pligurisë më e mbyllur. Gjatë sëmundjeve të mëlçisë, hepatitis epidemica, ciroza, verdhëzës opstruktive ose hemolizës së zmadhuar, përmes urinës do të tajohet bilirubini dhe urobilinogjeni, kështu që urina do të jetë më e errët. Të kujton në verën e kuqe. Nëse ka dëmtime të enëve të gjakut në kanalet urinare, urina është e kuqe- haematuria.

Prezenca e proteinave në urinë quhet albuminuria. Atëherë urina është e turbullt. Pyria – është prezenca e qelbit në urinë. Ajo është e turbullt me ngjyrë qumështi

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author