Një sondazh i gjerë i shkencëtarëve amerikanë zbuloi se gjumi i tepruar rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme, dhe madje në të njëjtën masë si edhe gjumi i pakët.

Studimi përfshiu 54,269 meshkuj dhe femra më të vjetra se 45 vjet. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të obliguar të regjistrojnë se sa orë gjumë bëjnë çdo natë.

Kufijtë e orëve të gjumit të cilat shkencëtarët i kanë marrë parasysh gjatë studimit janë:

  • Më shumë se 10 orë gjumë konsiderohet tepër.
  • Më pak se 6 orë gjumë konsiderohet pak.
  • Sasia optimale e gjumit është 7 deri 9 orë.

Madje 31.1 për qind e pjesëmarrësve kanë raportuar se flenë më pak se gjashtë orë çdo natë. Pak më shumë se 4 për qind e tyre kanë deklaruar se flenë më shumë se 10 orë, ndërsa lajmi i mirë është se shumica, madje 64.8 për qind e pjesëmarrësve flenë 7 deri 9 orë.

 

Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar se pjesëmarrësit, të cilët flenë shumë apo pak, kanë një rritje të rrezikut të obesitetit dhe diabetit të tipit 2.

Personat të cilët flenë shumë kanë një rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës, sulmit në zemër dhe diabetit të tipit 2, në krahasim me ata që flenë shumë pak.

Studimet e mëparshme janë përqendruar kryesisht në efektin që ka gjumi i paktë për shëndetin. Ky studim tregon se gjumi i tepruar ka efekt edhe më të keq për shëndetin.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se gjumi i tepruar mund të zvogëlojë funksionet kognitive të trurit më vonë në jetë.

 

Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

About Author

Admin_S