ZEMRA
Si të luftoni sëmundjet kardiake
1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
4-Evitoni alkoolin, duhanin.

Kolesteroli
Këshilla për të ulur kolesterolin
5-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
6-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
7- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
8-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
9-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.

OBEZITETI
Si të mposhtini mbipeshën
10- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
11- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.
12- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë.
13- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme.
14- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.
15- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
16- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
llojet, por me kufi.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S