Në Kinë filloi me veprimtari teleskopi me madhësi sa 30 fusha futbolli, e cila kushtoi 180 milion dollarë.
Teleskopi Radio Diafragma me diametër 500 metra (FAST), e përshkruar si ‘syri në qiell’ i Kinës, filloi me veprimtari.
Sipas BBC-së, teleskopi, i cili kushtoi rreth 180 milion dollarë, upër të cilin deshtë pesë vjet për të ndërtuar. FAST, i cili mund të mbledhë 38 gigabajt të dhëna për sekondë, gradualisht do të hapet për astronomët ndërkombëtarë.
FAST do të kërkojë hidrogjen natyror në hapësirë dhe do të zbulojë sinjale të dobëta pulsore për të ndihmuar në kërkimin e jetës në hapësirë.
Ekspertët besojnë se FAST, i cili zbuloi 102 sinjale të dobëta pulsore gjatë fazës së testimit, do të bëjë zbulime të rëndësishme shkencore në tre vitet e ardhshme.
Qeveria e Pekinit synon të ndërtojë një stacion hapësinor të përhershëm të orbitës deri në vitin 2022. Nëse Kina e arrin këtë qëllim, do të jetë vendi i tretë që ndërton një stacion hapësinor pas SH.B.A. dhe Rusisë.
Përmbledhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK