Djersitja është një përpjekje e natyrshme e trupit për të ulur temperaturën e trupit. Ndonëse përpjekjet fizike dhe qëndrimi në dhoma të ngrohta shkaktojnë djersitje të mëdha, shpesh manifestohet në situata stresuese dhe të tensionuara.
Ekzistojnë katër përbërës natyrorë në luftën kundër djersitjes që do të lehtësojë ditët e ardhshme të verës …

1. Uthull molle
Uthulla e mollës vepron si një deodorant natyror sepse shkatërron bakteriet. Mjafton vetëm një herë në ditë për të treguar rezultatet e nevojshme. Aplikojeni në lëkurë të thatë përzierjen e uthullës së mollës dhe ujit në një raport 2: 1, kështu që kaloni ato pjesë të trupit që djersen më shpesh. Përsëriteni këtë procedurë çdo natë para se të shkoni në shtrat.

2. Sodë bikarbonante (sodë buke)

Ju gjithmonë mund ta keni atë me vete, kështu që është përbërësi më i zakonshëm dhe më efektiv në luftën kundër djersitjes. Shto një masë të vogël të sodës në ujë ose në gishta të lagur dhe e aplikojeni tek vendet e dëshiruara. Pasi të jetë tharë, fshijeni lëkurën me një faculetë të thatë për ta larguar pluhurin e mbetur.

3. Çaji i zi
Tanini, me të cilin çaji i zi është i bollshëm, përmban një acid që vepron si një antiperspirant natyror. Në këtë mënyrë, ajo ndikon në gjëndrat dhe zvogëlon djersitje të tepruar. Zijeni gjysmë gote me ujë dhe shtoni çaj të zi në të. Pas një minute, hiqni qesen e çajit dhe vendoseni në një vend që do ti’a mundësonte tharjen. Qesen e thatë vendoseni në vendin ku keni djersitje të tepruar për një afat prej 5 minutave, pastaj largojeni. Në këtë mënyrë do ti arrini rezultatet e dëshiruara.

4. Limoni
Limoni ka qenë prej kohësh i përdorur për të kontrolluar aromat e trupit dhe kundër djersitjes së tepruar. Acid citrusik vret bakteriet, kështu që limoni vepron si një deodorant natyral, por pas aplikimit të limonit në lëkurën tuaj, ju duhet të shmangni daljen në diell. Pritini limonin në gjysmë dhe, me një gjysmë, pastroni trupin tuaj. Lëreni për 15 deri në 30 minuta, pastaj lani lëkurën tuaj me ujë të ftohtë.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

 

About Author