Ekziston një argument i madh që vazhdon prej vitesh – Çfarë i bën gjërat të ndodhin ato? Gjatë gjithë historisë, njeriu po përpiqet t’i shpjegojë këto gjëra. Ndonjëherë historia na paraqet koincidenca të tilla të pabesueshme që mund të mendojmë se shkojnë kundër natyrës dhe probabilitetit. Këtu janë disa histori të çuditshme nga mbarë bota.

1.Dy binjakë lindën dhe vdiqën në të njëjtën kohë: Në mars të vitit 2002 u publikua një histori e tmerrshme rreth binjakëve 71 vjeçar, nga Finlanda, që vdiqën në të njëjtën ditë, dallimi ishte vetëm dy orë – të dy vdiqën në një aksident me makinë duke qenë të hipur në biçikletë dhe në të njëjtën rrugë. një oficer që po trajtonte aksidentet tha se kjo është vetëm një “aksident historik – edhe pse rruga është e mbushur me makina – aksidentet nuk ndodhin çdo ditë”.

2.Të mbytur në të njëjtin vend, në të njëjtën mënyrë: Në vitin 1975, një njeri u vra nga një taksi i goditur në ishullin Bermuda, përderisa ai ishte hipur në një motor. një vit më vonë, një person tjetër vdiq në të njëjtin vend – dhe në të njëjtën mënyrë. përderisa ishte hipur në motor. Përderisa ishte hipur në të – ai person u godit nga i njëjtën taksi dhe nga i njëjti shofer që kshte kryer aktin vrasës vitin e kaluar. Nëse pyeteni veten se si mund të jetë i njëjti motor – pra, sepse dy njerëzit që vdiqën brenda një viti dhe në të njëjtën mënyrë ishin vëllezër.

3. Së bashku në jetë dhe në vdekje: John dhe Arthur Maouforth janë binjakët që jetonin rreth 130 km larg nga njëri-tjetri në Britani. Në mbrëmjen e 22 Majit 1975, të dy filluan të ndjehen keq nga dhimbjet në gjoks. Familjet e tyre nuk ishin në dijeni për sëmundjen e tyre. Dy vëllezërit u dërguan në spitale të ndryshme gjatë kohës së njëjtë dhe u vdiqën nga mosfunksionimi i zemrës.

4. Shiu i foshnjes: Në fund të shekullit të kaluar, Detroiti – një nënë e re u bë përgjithmonë mirënjohëse ndaj një njeri me emrin Joseph Piglock. Duke ecur në rrugë një fëmijë ra nga një kat i lartë – mbi Piglock-un dhe për fat të mirë ata të dy mbijetuan pa lëndime. Pikërisht një vit më vonë, ndodh i njëjti rast ku fëmija e gjeti rrugën e saj, edhe një herë, përmes dritares ra poshtë – për fat të mirë, Piglock po ecte përsëri nëpër atë rrugë, dhe përsëri ai bllokoi rënien e foshnjës – njëjtë sikur vitin e kaluar të dy mbijetuan edhe këtë koincidencë të pabesueshme.

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B