91% e pjesëmarrësve të anketës Statista thanë se përdorin marketingun e përmbajtjes si pjesë të fushatave reklamuese. Përmbajtja interesante, nxit shitjet, rrit ndërgjegjësimin për markën dhe tërheq tre herë më shumë klientë. Por për gjysmën e tregtarëve, krijimi i përmbajtjes përkatëse dhe SEO është një nga detyrat më të vështira.
Punonjësit duhet të analizojnë një sasi të madhe informacioni, të segmentojnë audiencën dhe të eksperimentojnë me reklamat. Dixhitalizimi i ka lejuar tregtarët të përmirësojnë strategjinë e tyre të marketingut të përmbajtjes me teknologji të zgjuara. Këtu janë pesë risi premtuese që favorizojnë një përparim të tillë.
INTELEGJENCA ARTIFICIALE NË MARKETINGUN E PËRMBAJTJES
Teknologjia e inteligjencës artificiale po depërton gradualisht në të gjitha fazat e ndërveprimit me klientin. Marketingu i përmbajtjes nuk bën përjashtim. Një algoritëm i zgjuar i lejon tregtarët të bëjnë punën më mirë dhe në mënyrë më efikase. Ndihmon për:
- Të gjeni fjalët kyçe të duhura për të identifikuar temat e njohura me potencial të madh organik. Mjete të tilla të fuqizuara nga AI si MarketMuse, BrightEdge dhe Concurred ndihmojnë tregtarët me këtë. Aplikacioni HubSpot, identifikon grupet e temave dhe sugjeron tema interesante duke treguar parametra të tillë si konkurrenca dhe rëndësia.
- Të ndjekni sjelljet e përdoruesëve dhe të krijoni përmbajtje përkatëse të personalizuar. Është më shumë sesa thjesht të përmendësh emrin e një klienti në një email. Granify, Personyze, dhe të tjera janë krijuar për të ofruar informacion, shërbime dhe oferta që janë në interes për audiencën. Me to, ju mund të arrini segmentimin e klientëve me saktësi të lartë. Prandaj, përmbajtja specifike ka më shumë gjasa të godasë cakun sesa përmbajtja e përgjithshme.
- Të parashikoni rezultatin e një fushate marketingu të përmbajtjes. Aplikacioni Marketo AI i Adobe analizon uebfaqen e internetit dhe interesat e mëparshme dhe sugjeron se çfarë lloj përmbajtjeje (video, lajme ose kërkime) duhet të shtohet.
- Të krijoni përmbajtje përkatëse. Ndihmon një autor të krijojë dhe modifikojë tekste ose të zgjedhë rekomandime për përdoruesit. Për shembull, dyqanet online me mijëra produkte duhet të krijojnë një përshkrim të katalogut për secilën prej tyre. Firmat përdorin teknologjinë e gjenerimit të gjuhëve natyrore për të krijuar automatikisht shumë tekste unike. Nëse jeni të interesuar të përmirësoni strategjitë tuaja të krijimit të përmbajtjes vetë ose me pak ndihmë shtesë, mund të shikoni gjithashtu shërbime të specializuara që ofrojnë ndihmë në një sërë fushash, duke përfshirë shkrimin akademik.
Raporti i Gjendjes së Inteligjencës Artificiale të Marketingut 2021 i publikuar nga Drift dhe Instituti i AI Marketingut dëshmon se intelegjenca artificiale është thelbësore për suksesin e fushatave të marketingut, por mungesa e trajnimit po e pengon përhapjen e saj.
Jason Mars, CEO i asistentit inteligjent ZeroShotBot, thotë: “Marketingu është një industri e përqendruar te të dhënat, ndërsa intelegjenca artificiale do të bëhet thelbi i pjesës më të madhe të formës së artit të marketingut në të ardhmen.”
MËSIMI AUTOMATIK (MACHINE LEARNING)
Machine learning është një model i intelegjencës artificiale. Është një algoritëm që “i mëson” makinat të “mendojnë” dhe “të veprojnë” si njerëzit. Duke mësuar nga grupe të mëdha të dhënash, kompjuterët zgjidhin vetë problemet dhe parashikojnë rezultatet. Gartner vlerëson se deri në vitin 2025, 75% e organizatave B2B do të drejtojnë shitjet duke përdorur mësimin e makinerive dhe AI.
Për shembull, Netflix përdor machine learning, në shumë fusha, një nga më të rëndësishmet është një sistem rekomandimi i bazuar në përmbajtje. Algoritmi merr parasysh statistikat e filmave të shikuar, zhanret e preferuara, kohëzgjatjen e filmit dhe parametra të tjerë. Një analizë e tillë ndihmon për të krijuar një listë të saktë të rekomandimeve që një përdorues ka më shumë gjasa t’i vlersoj si interesante.
Machine learning madje “monitoron” cilësinë e transmetimit të videos, edhe pse shërbimi ka më shumë se 200 milionë abonentë. Duke analizuar sjelljen e përdoruesit, algoritmi parashikon se sa shikues do të shikojnë një film të caktuar në të njëjtën kohë. Bazuar në këtë informacion, punonjësit ruajnë serverët rajonalë në mënyrë që të mos ketë ndërprerje në transmetimin e videos. Algoritmi monitoron gjithashtu cilësinë e përmbajtjes, duke u fokusuar në parametrat e specifikuar. Siguron që titrat të jenë të sakta dhe që audio të mos mbetet pas videos.
TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT TË GJUHËVE NATYRORE
Përpunimi i gjuhës natyrore është një teknologji që mëson një kompjuter të njohë gjuhën natyrore njerëzore. Kjo teknologji kërkon të mësojë jo vetëm fjalë individuale, por edhe të kuptojë se si ndryshon kuptimi i tyre në kontekst. Falë kësaj, njerëzit “komunikojnë” me chatbot, altoparlantë inteligjentë ose asistentin virtual të Apple. Falë kësaj teknologjie të marketingut të përmbajtjes, njohja e shkrimit të dorës, renditja e mesazheve, konvertimi i fjalës në tekst dhe kontrolli drejtshkrimor janë bërë të mundura.
Hootsuite ose mjetet Buffer të bazuara në këtë teknologji ndjekin përmendjet e markave në mediat sociale, në mënyrë që kompanitë të mund t’u përgjigjen menjëherë komenteve negative. Aplikacionet si Wonderboard ndihmojnë shitësit me pakicë në internet të bëjnë analizën e tekstit të vlerësimeve te dhëna nga klientët për produktet e tyre (reviews). Kjo është mënyra se si organizatat zbulojnë se çfarë pëlqejnë ose nuk pëlqejnë klientët në lidhje me produktet dhe si i përdorin klientët ato.
Zvhilluesit kanë përmirësuar mënyrën se si i ndihmojnë përdoruesit të gjejnë informacione rreth produkteve. Në vend që të mbështeten në kërkimet në bazë të fjalëve kyçe, ata tani përdorin një teknologjin e përpunimit të gjuhëve natyrore . Kjo teknologji krahason pyetjet që janë të ngjashme, si “Si ta ndryshoj emailin tim?” dhe “Si mund ta përditësoj llogarinë time?” Edhe pse pyetjet mund të jenë paksa të ndryshme, sistemi jep të njëjtën përgjigje të dobishme.
Ky ndryshim e bën shumë të lehtë për përdoruesit që të marrin informacionin që u nevojitet dhe siguron që ata të jenë të kënaqur me shërbimin.
GRUMBULLIMI I DOKUMENTEVE (DOCUMENT CLUSTERING)
Document clustering paraqet një kërkim automatik që ndihmon në gjetjen e përmbajtjeve të lidhura apo të ngjashme.. Është funksionalitet shumë i dobishëm për njerëzit që shpërndajnë artikuj, audio dhe video duke ju ndihmuar të grupojnë gjëra të ngjashme së bashku, duke e bërë më të lehtë rekomandimin e përmbajtjeve të ngjashme, rrjedhimisht interesante për përdoruesit.
Kjo teknologji rrit mbulimin e përmbajtjes pasi përdoruesit marrin informacione më interesante dhe më të rëndësishme.
Ka algoritme të zgjuara, si ai nga BrightInfo, që kontrollojnë një faqe interneti dhe kuptojnë se për çfarë bëjnë fjalë faqet dhe përmbajtja. Ata madje regjistrojnë gjurmët se si përdoruesit lëvizin nëpër faqe, sa kohë qëndrojnë dhe çfarë shikojnë. Më pas, në kohë reale, algoritmi përdor të gjithë këtë informacion për t’i dhënë çdo vizitori përmbajtje të personalizuar. Sipas krijuesve, faqet që përdorin këtë lloj sistemi shohin një rritje të madhe 320% në rritjen e vizitorëve.
UEB-i SEMANTIK
Së fundmi, sipas përkufizimit të W3C, semantic web janë formate të zakonshme të të dhënave që e bëjnë të lehtë kombinimin e të dhënave nga burime të ndryshme. Tregtarët përdorin Ueb-in Semantik si një mjet ndihmës për të gjetur përmbajtje të pasur në lidhje me pyetjen fillestare të përdoruesit. Për shembull, kur një lexues fut shprehjen “Dita e Alfabetit”, ai gjen informacion jo vetëm për datën e festës, por edhe për origjinën e ngjarjes, lajmet dhe ngjarjet e lidhura.
Analiza semantike e kërkimit ndihmon në përcaktimin e qëllimit të përdoruesit (çfarë ata kërkojnë) dhe kuptimin kontekstual të pyetjes. Përmbajtja e lidhur mbulon më shumë fusha. Motori i kërkimit jo vetëm që modelon tema, por gjithashtu e di se si ato lidhen. Semantic Web po bëhet një kanal i ri në treg, një mënyrë e re për të reklamuar një markë.
KONKLUZIONI
Në kohën që po jetojmë është e rëndësishme të përdoren mundësitë e teknologjive inteligjente (AI, ML, NLP dhe të tjera) në marketingun e përmbajtjes. Inovacioni hap mënyra të reja për të promovuar produktet, megjithatë nuk mund të inovoni pa mendje për hir të inovacionit: ky biznes kërkon një qasje strategjike.
Në përgjithësi, është e rëndësishme të merrni parasysh se cilat teknologji do ta bëjnë të arsyeshme strategjinë tuaj të marketingut të përmbajtjes. Ju duhet të planifikoni se si të zbatoni AI ose ML në biznes dhe cilat mjete do t’ju ndihmojnë për të realizuar këtë ide. Për të përqafuar saktë inovacionin, tregtarët duhet të kuptojnë teknologjitë e përmbajtjes dixhitale. Inovacioni dhe njohuritë profesionale duke punuar së bashku do ta bëjnë strategjinë e menaxhimit të përmbajtjes dhe përmbajtjes më efektive.
Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK