Themeluesi i Amazon Jeff Bezos pas 27 vitesh ka dhënë dorëheqje prej funksionit  si CEO i platformës së blerjeve në internet .

Bezos njoftoi largimin e tij nga pozicioni  CEO i Amazonit në shkurt, në mënyrë që t’i përkushtohej kompanisë së tij Blue Origin. Ai do t’ia dorëzojë pozicionin e CEO te Amazon Andy Jesse, i cili u bashkua me kompaninë në vitin 1997 dhe aktualisht drejton sektorin e llogaritjes cloud në Amazon.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Bezos ka zhvilluar një numër parimesh të pazakonta të lidershipit – për të cilat disa pretendojnë se janë shtylla kurrizore e suksesit të tij. Punonjësit e saj pretendojnë se një nga ato kryesore ishte shprehja e njohur “fiksimi me klientin”.

Sidoqoftë, megjithëse ai nuk është një personazh i preferuar në botën e biznesit, siç dëshmohet nga fakti që pasi njoftuan se do të udhëtojë në hapësirë ​​në fund të këtij muaji, 150,000 njerëz nënshkruan një peticion që të mos lejohet të kthehet, gjithçka mund të  mesohet prej tij.

Këtu janë 6 rregulla të pazakonta të Jeff Bezos që mund t’ju japin një ide se si të krijoni (dhe të ruani) biznesin tuaj.

1. Ekipet e vogla

Bezos i pëlqen ekipet e vogla. Ekziston një rregull që takimet të jenë produktive, e ky është rregulli “dy pije”, që do të thotë që ekipi që merr pjesë në takim duhet të ushqehet maksimalisht me dy pije.

2. PowerPoint

Bezos urren prezantimet në PowerPoint, duke preferuar shënimet me shkrim që drejtuesit do ti diskutojnë.

3.  14 parime

Amazon ka një grup prej 14 “parime të udhëheqjes”, dhe një nga ato parime është që ju duhet të keni një “kolonë të mosmarrëveshjes”. Bezos dëshiron të kundërshtojë pikëpamjet dhe mendimet. “Ne debatuam dhe do t’i bërtisnim njëri-tjetrit”, tha një i pranishëm. Por, siç thotë ai, Bezos gjithmonë e kuptonte atë si një diskutim mbi këtë temë dhe asgjë nuk ishte personale.

4. Metrikat

Bezos është adhurues i teknologjisë, shpikjeve, makinerive. Ai është i fiksuar me metrikë – e cila nuk është një tipar i keq në botën e logjistikës. Por kritikët thonë se obsesioni po konsumon punonjës, veçanërisht në shumë depo të Amazon.

5. Kundër

Njerëzit që e njohin atë thonë se Bezos dëshiron t’u qaset problemeve “mbrapsht”. “Ky është një proces shumë specifik i Amazon dhe do të thotë që në fazën e planifikimit, ekipet bëjnë një kronologji të kundërt,” procesi fillon me planifikimin e ngjarjes ku do të zbulohet produkti i ri dhe më pas me lançimin. “Gjëja e parë që një ekip bën është të shkruajë një deklaratë për shtyp, e cila zakonisht është gjëja e fundit që bëjnë kompanitë”, tha një punonjës.

6. Koha

Themeluesi i Amazon mendon shumë për kohën. Aq sa ai instaloi një orë 10,000-vjeçare me vlerë 42 milion dollarë në një mal të zbrazur në Teksas, e cila duhet të jetë fuqia e “mendimit afatgjatë”.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author