Çfarë është Aksioni?

Aksione – letra me vlerë pronësie, e cila përfaqëson një pjesë të pandashme dhe ideale të kapitalit aksionar të shoqërisë aksionare. Është një letër me vlerë e transferueshme.

Llojet e aksioneve

Ndarja bazë e aksioneve është:

Aksionet e zakonshme

Aksionet e preferuara

Aksionet e zakonshme (Ordinary shares)

Aksionet e zakonshme janë lloji më i zakonshëm i aksioneve. Poseduesit e aksioneve të zakonshme janë pronarë të përbashkët të shoqërisë. (Termi amerikan është “common stock“)

Aksionet preferenciale (Preference shares)

Aksione me të ardhura fikse që u japin zotëruesve të të njëjtit të drejtën e përparësisë në pagimin e dividentëve ose në likuidimin e shoqërisë në raport me zotëruesit e aksioneve të zakonshme, por vetëm pas pagesës së interesit për poseduesit e obligacioneve të korporatave dhe  kreditorëve.

Llojet e aksioneve të preferuara

Aksionet prioritare ndahen në:

Aksionet e preferuara kumulative

Aksionet e preferuara pjesëmarrëse

Aksionet  e nxehta

Çip i kaltërt

Aksionet e preferuara kumulative (Cumulative)

Aksionet e preferuara, pronari i të cilave ka të drejtën e dividentëve përpara se fitimet t’u shpërndahen pronarëve të aksioneve të zakonshme, të cilët nuk e kanë këtë të drejtë

Aksionet e preferuara pjesëmarrëse . (Participating preference capital)

Aksione, pronarët e të cilëve kanë të drejtë jo vetëm për një interes fiks të paguar nga fitimet, por në rrethana të caktuara saktësisht të përcaktuara, dhe për një pjesë shtesë të fitimeve.

Aksionet  e nxehta

Aksionet për të cilat ka shumë interes nga publiku, zakonisht aksionet e sapoemetuara, çmimi i të cilave po rritet me shpejtësi, quhen aksione të nxehta. (Hot stock)

Çip i kaltërt

Aksionet e çipit të kaltërt quhen aksione të zakonshme të kompanive me cilësi të provuara dhe menaxhim me përvojë. Këto janë zakonisht firma të mëdha që ofrojnë fitime dhe dividentë të fortë, si dhe performancë mbi mesataren e aksioneve. Këto janë kompanitë më të njohura dhe më të respektuara. Termi është amerikan dhe rrjedh nga çipi më i shtrenjtë në poker.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author