Kur akulli i detit shkrihet, arinjtë polarë duhet të lëvizin në tokë për disa muaj pa akses në ushqimin e nevojshëm. Kjo periudhë e agjërimit është sfiduese për të gjithë arinjtë, por veçanërisht për nënat e arinjve polarë që ushqejnë këlyshët në gji.
Hulumtimi ynë, i botuar në të ashtuquajturen “Seria e Përparimit të Ekologjisë Detare”, zbuloi se laktacioni i ariut polar ndikohet negativisht nga rritja e kohës së kaluar në tokë kur shkrihet akulli i detit.
Laktacioni i dëmtuar ka të ngjarë të ketë luajtur një rol në rënien e fundit të disa popullatave të arinjve polarë. Ky studim tregon gjithashtu se si familjet e arinjve polarë mund të ndikohen në të ardhmen nga humbja e vazhdueshme e akullit të detit të shkaktuar nga ngrohja e klimës.
Sfidat e rritjes së këlyshëve
Ndërsa akulli i detit mund të duket si një ekosistem i gjerë dhe ndoshta i lirë, ujërat e ngrira të Arktikut ofrojnë një platformë thelbësore për arinjtë polarë për të gjuajtur foka të pasura me të gjitha komponentat e nevojshme të dietës së tyre.
Akulli i detit është një mjedis dinamik që mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe në rajone të ndryshme të Arktikut. Arinjtë polarë në zonën perëndimore të gjirit Hudson të Kanadasë përjetojnë ndryshime në akullin sezonal të detit, i cili shkrihet në muajt e ngrohtë të verës, duke i detyruar arinjtë polarë të lëvizin në tokë derisa temperaturat më të ftohta të dimrit të bëjnë që akulli i detit të ngrijë përsëri.
Nga ana tjetër, në breg mundësitë e gjuetisë janë të rralla dhe arinjtë polarë përgjithësisht kalojnë kohën e tyre në gjendje agjërimi. Arinjtë polarë mbështeten në rezervat e tyre të mëdha të yndyrës të deponuara në trup për t’i ushqyer ata gjatë këtyre muajve më të dobët, madje tek kjo rezervë mundë të arrin pothuajse deri në 50 për qind të yndyrës trupore kur dalin në tokë në fillim të verës.
Përderisa janë në tokë, arinjtë polarë mund të humbasin rreth një kilogram të masës trupore në ditë, kështu që për të arritur në fund të sezonit pa akull, ata duhet të menaxhojnë me kujdes energjinë e tyre. Për shumicën e arinjve polarë, kjo nënkupton uljen e niveleve të aktivitetit dhe ruajtjen e energjisë derisa akulli i detit të kthehet dhe gjuetia e fokave të rifillojë.
Femrat me këlyshë duhet gjithashtu të marrin parasysh ngarkesën shtesë të laktacionit. Arinjtë polarë prodhojnë qumësht me energji të lartë, i cili – deri në 35 për qind yndyrë – është si krem pana. Ky qumësht me yndyrë të lartë i lejon këlyshët të rriten shpejt, duke u rritur nga vetëm 600 gram në lindje në mbi 100 kilogramë deri në kohën kur ata janë rreth dy vjeç e gjysmë dhe i lënë nënat e tyre të bëhen të pavarura.
Gjatë periudhës së agjërimit në tokë, nënat e arinjve polarë përballen me një kompromis të vështirë: Ndërpritja e laktacionit dhe të rrezikuarit e shëndetit të këlyshëve të saj në rritje, ose të vazhduarit me laktacionin duke rrezikuar vetë mbijetesën e saj, pasi rezervat e të energjisë të jenë të boshatisura.
Moderimi i laktacionit
Megjithëse laktacioni është i rëndësishëm si për nënat ashtu edhe për këlyshët, studimet mbi laktacionin e ariut polar janë relativisht të rralla. Për të kuptuar më mirë se si femrat menaxhojnë laktacionin, ekipi ynë kërkimor rishikoi një grup të dhënash të mostrave të qumështit të ariut polar të mbledhur në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990 nga arinjtë polarë në tokë gjatë periudhës pa akull.
Ne vlerësuam se për sa kohë kishte agjëruar çdo nënë e ariut polar, përmbajtja e vlerave energjetik të qumështit të tyre zvogëlohej. Disa arinj e kishin ndaluar plotësisht prodhimin e qumështit. Si përmbajtja e blerave energjetike e qumështit ashtu edhe probabiliteti i laktacionit ishin të lidhura negativisht me gjendjen e trupit të nënës, që do të thotë se femrat në gjendje të keqe trupore duhej t’i jepnin përparësi nevojave të tyre energjike mbi nevojave të këlyshëve të tyre.
Nga ana tjetër, arinjtë që reduktuan investimin e tyre në laktacion përfituan duke harxhuar më pak rezerva energjetike të trupit, që do të thotë se mund të agjëronin për më gjatë. Megjithatë, këlyshët që morën qumësht me vlerë apo sasi më të ulët u rritën më ngadalë se këlyshet e femrave arinjë që ruajtën rezervat e tyre për laktacion. Në afat të gjatë, kjo mund të zvogëlojë mbijetesën e këlyshëve dhe, në fund të fundit, të ndikojë negativisht në dinamikën e popullsisë së arinjve polar.
Ndryshimet klimatike dhe rënia e popullsisë
Pas rreth tre muajsh në tokë, probabiliteti që një femër me këlyshë të vazhdonte të laktonte ishte 53%. Kjo ra në 35% për një femër me një njëvjeçarë (këlyshë më të vjetër).
Të dhënat në studimin tonë janë mbledhur rreth tre dekada më parë. Që atëherë, ngrohja e klimës ka bërë që sezoni pa akull në gjirin perëndimor të Hudsonit është zgjatur me rreth shtatë ditë në dekadë. Arinjtë polarë tani detyrohen rregullisht të kalojnë më shumë se katër muaj në tokë. Përderisa sezoni pa akull është rritur dhe arinjtë polarë duhet të qëndrojnë për më gjatë pa ushqim, pesha mesatare e trupit të tyre ka rënë. Aftësia e arinjve polarë femra për të ushqyer këlyshët e tyre me gji është ndoshta edhe më e përkeqsuar dhe reduktuar.
Kjo mund të ketë kontribuar në rënien prej 50% të popullsisë perëndimore të arinjve polar të Gjirit Hudson gjatë katër dekadave të fundit dhe ka të ngjarë të kontribuojë në rënie të mëtejshme nëse ngrohja e klimës dhe rënia e akullit të detit vazhdojnë siç parashikohet pa zbutje. Pa veprime për të ndaluar ngrohjen e klimës dhe humbjen e akullit të detit, mbijetesa e këlyshëve do të jetë në rrezik në të gjithë Arktikun.
Përmblodhi dhe përshtati:
www.studentet.mk