Në një botë ku mundësitë e punësimit janë të kufizuara, sipërmarrja është një udhëtim që shumë po mendojnë ta bëjnë. Disa prej tyre janë të suksesshëm, si Tom Moyal, CEO i Digital Event dhe Jay Awal, themelues dhe CEO i MxM. Këto janë sipërmarrës të suksesshëm që ndajnë përvojën e tyre në këtë artikull.
Digital Event është një agjenci marketingu që u shërben klientëve që kanë nevojë për logo, dizajn ueb faqe dhe madje ofron komunikim efektiv me influencuesit për të rritur dukshmërinë e markës. Moyal ka punuar me njerëz të famshëm për të personalizuar filtrat në profilet e tyre të mediave sociale.
MxM është një platformë edukative që lejon përdoruesit që janë sipërmarrës potencialë të kenë një informacion të detajuar dhe gjithëpërfshirës se si të zhvillojnë biznese të suksesshme.
Askush nuk dëshiron të mbetet në punë nga ora 9 e mëngjesit deri në 17:00 tërë jetën e tij, por shqetësohet për paratë dhe a mund të dalë në pension. Përvoja e Awal dhe Moyal thekson se janë tre hapa bazë që duhet të ndërmerren për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm.
Ndiqni vizionin tuaj
Paraja është shumë tërheqëse dhe e parezistueshme, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse sipërmarrësit janë kaq të verbër ndaj saj. Si një sipërmarrës, ju duhet t’i rezistoni dëshirës për të “numëruar zogjtë para se të çelin”. Për të pasur sukses si sipërmarrës, duhet të punoni drejt realizimit të vizionit tuaj. Në rastin e Moyal, ai ndoqi ëndrrën dhe pasionin e tij për marketingun dixhital dhe sipërmarrjen nga Franca në Kanada. Aval pohon, “ndiqni vizionin tuaj, jo paratë”.
Mësoni aftësitë
Gjëja që i ndan sipërmarrësit e suksesshëm është etja e tyre e pashuar për informacion. “Nuk ndalet në momentin që ju hapni biznesin; ju duhet të jeni të informuar mirë dhe të mësoni mënyra më të mira për të drejtuar biznesin,” thotë Moyal.
Aval shpjegon, “MxM fokusohet në ndihmën e njerëzve që të mësojnë se si të fillojnë sipërmarrjen, si të kenë sukses në të dhe si të qëndrojnë të suksesshëm. Është një gjë të jesh një sipërmarrës i suksesshëm dhe krejt tjetër të ruash atë pozicion. Mos harroni, bota po ndryshon shpejt”.
Mendoni shumë dhe shpejt
Mendoni shumë dhe shpejtë – ky është një nga sloganet e përdorura nga MxM. Shumë njerëz nxitojnë të fillojnë një biznes sepse duan të arrijnë lirinë financiare dhe kohore, megjithatë, kjo shtytje mund të ngushtojë shikimin e tyre dhe ata mbeten të bllokuar në një lloj kafazi.
“Sipërmarrja ofron mundësi të pafundme për ju që të eksploroni dhe të keni sukses. Ju duhet të jeni ai që përcakton tendencat dhe jo ai që i ndjek ato. Me teknologjinë në dispozicionin tuaj, vetëm qielli është kufiri,” përfundon Moyal.
Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK