Kur isha edhe unë në moshën tënde
I biri apo e bija në periudhën e adoleshencës shoqërohen me disa vështirësi që prindërit duhet nëpërmjet fjalëve t’i zbusin ato, sikur të thonë: “kur isha edhe unë në moshën tënde..”. Ata kanë shumë nevojë për udhëzim, t’u qartësohen kuptimet e periudhës që kalojnë nëpër të, duke nisur me vetëdijesimin e tyre se veprat iu shënohen dhe përgjegjësitë fetare iu obligohen. Ajo që deri dje është toleruar prej tij, nga sot më nuk tolerohet, sepse tani për atë do të merret në llogari.
Sprova e epsheve
Në kohën e zgjerimit meditativ dhe teknologjik sprova e epsheve llogaritet ndër rreziqet më të mëdha që u kanoset fëmijëve tanë. Karshi saj kemi nevojë të veprojmë më shumë se një këshillë kalimtare dhe mbikëqyrje të përkohshme, duhet përfshirje më e gjithanshme sikur martesa e hershme, ndërtimi i personalitetit bazuar mbi iman dhe përforcim të kontrollimit të vetes, zgjedhjen e shkollës dhe lagjes dhe mbushjen e kohës së lirë me angazhime të rëndësishme. Njëkohësisht duhet përforcuar lidhjen dhe raportet në mes nesh dhe fëmijëve tanë.
Sjellja me adoleshentin
Lutja e vazhdueshme për përmirësimin e tyre, ndryshimi i rolit duke kaluar prej gjuhës së përgjegjësit në gjuhën e shokut, bërja e tij të ndihet me vetëbesim, respekt dhe përgjegjësi, mikpritja e tij me zemërgjerësi për t’i dëgjuar brengat dhe idetë e tij; të gjitha këto na i shkurtojnë shumë prej vështirësive në sjelljen me fëmijët tanë në periudhën e adoleshencës.
Goditja të bëhet në rrënjë e jo në degë
Gabimet dhe devijimet që adoleshenti bie në to, përgjithësisht, janë rezultat i dobësisë së gjatë në edukatë. Kur mundohemi t’i ballafaqojmë këto dukuri negative pa shikuar në shkaqet që i kanë shkaktuar, ne bëhemi sikur ai që shkon pas tymit dhe e harron zjarrin. Patjetër duhet ta godasim rrënjën e jo degën.
Adoleshenti dhe inkurajimi
Adoleshenti ka nevojë të inkurajohet, t’i jepet vetëbesim dhe të lavdërohet, ai ka nevojë për to sikur fëmija i vogël. Edhe pse e paraqet veten se ka vetëbesim, realisht është vetëbesim i rrejshëm. Megjithatë lavdërimi ynë drejtuar adoleshentit duhet të kalojë prej fjalëve në vepra, përgjatë mbështetjes në ta dhe angazhimit të tyre me përgjegjësi, si dhe të dalluarit e tyre me mbajtjen e sekreteve.
Irfan Jahiu
WWW.STUDENTET.MK