1. Nxitja e popullatës kundër atij që gabon:

Kjo duhet të ndodh në rrethana të kufizuara, prandaj duhet matur gjërat me precizitet, që situata mos të del jashtë kontrolle dhe gabimtari t’i shtojë anët negative. Në vazhdim do ta ceki një shembull profetik:

Ebu Hurejra h, tregon se erdhi një person te Pejgamberi ﷺ, u ankua për fqinjin e tij. Pejgamberi ﷺ, i tha: “Kthehu dhe bën durim.” Po i njëjti person erdhi edhe dy apo tri herë t’i ankohet për fqinjin e njëjtë, e Pejgamberi ﷺ, i tha: “Kthehu nxjerri gjërat e tua në rrugë.” I morri gjëra i nxori në rrugë, ndërsa njerëzit filluan të interesohen për shkakun, e ai t’i informon se ku qëndron problemi. Kështu njerëzit filluan ta mallkojnë duke thënë: Allahu ia bëftë këtë e këtë; derisa erdhi fqinji dhe i tha: “Kthehu se pas kësaj nuk ke për të parë të keqe prej meje.”[1]

Kësaj metode i qëndron përballë metodë tjetër, e cila përdoret në raste tjera dhe me njerëz tjerë, ashtu që të mos lëndohet gabimtari prej njerëzve. Këtë e sqaron pjesa më poshtë:

  1. Duhet t’i largohemi përkrahjes së shejtanit kundër atij që gabon:

Omer ibn el-Hatab h, tregon për një burrë në kohën e Pejgamberit ﷺ, me emrin Abdullah. Te njerëzit njihej me llagapin: gomari; si dhe njihej si person që Pejgamberin ﷺ, e bënte të qeshej. Ishte i dhënë pas alkoolit, derisa Pejgamberi ﷺ, e kishte ndëshkuar disa herë shkaku i pirjes së alkoolit. Një ditë sërish e sollën të dehur dhe Pejgamberi ﷺ, dha urdhër të ndëshkohet sipas rregullave që i jep islami. Njëri prej të pranishmëve tha: “O Allah, mallkoje këtë njeri, se shpesh po e sjellin për të njëjtin gabim!” Pejgamberi ﷺ, tha: “Mos e mallko, sepse pasha Allahun, ajo që e di për të është se e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”[2]

Ebu Hurejra h, tregon se e sollën një burrë në gjendje të dehur te Pejgamberi ﷺ. Ai dhe urdhër të dënohet me rrahje. Disa e godisnin me dorë, disa tjerë me nallane, e disa të tjerë me petkun e tyre. Pasi që e morri dënimin dhe u largua, njëri prej të pranishmëve tha: “Allahu e poshtëroftë!” Pejgamberi ﷺ, tha: “Mos u bëni përkrahës të shejtanit kundër vëllait tuaj.”[3]

Sipas një transmetimi tjetër, Ebu Hurejra h, tregon se e sollën një burrë i cili kishte pirë alkool dhe Pejgamberi ﷺ, urdhëroi të dënohet me rrahje. Ai tregon se disa e godisnim me dorë, disa të tjerë me nallane, e disa të tjerë me petkun e tyre. Pasi që e morri dënimin dhe u largua, disa prej të pranishmëve thanë: “Allahu e poshtëroftë!” Pejgamberi ﷺ, tha: “Mos thuani kështu, mos e ndihmoni shejtanin kundër tij.”[4]

Me një transmetim tjetër: “…Më pas Pejgamberi ﷺ, ju tha shokëve të vet: ‘Qortojeni!’ Ata menjëherë ju drejtuan me fjalët: ‘A nuk ja pate frikën Allahut? A nuk pate drojë prej Allahut? A nuk u turpërove nga i Dërguari i Allahut?’ Pastaj e lëshuan të shkojë. E (transmetuesi) në fund të hadithit tregon që Pejgamberi ﷺ, tha: “(Mos thuani ashtu) Por thoni, o Allah falja atij dhe o Allah mëshiroje.”[5]

Me një transmetim tjetër: “…Pasi që u largua, disa prej të pranishmëve thanë: “Allahu të poshtëroftë!” Pejgamberi ﷺ, tha: “Mos thuani kështu, mos e ndihmoni shejtanin kundër tij, por thoni: Allahu të mëshiroftë.”[6]

Prej haditheve të lartpërmendura përfitohet se myslimani nëse bie në gjynah, mbetet me të esenca e islamit dhe esenca e dashurisë për Allahun dhe për Pejgamberin ﷺ. Kjo gjë nuk lejohet të mohohet prej tij, as nuk lejohet të lutet kundër tij e ta ndihmojnë shejtanin kundër tij. Për të duhet të kërkojmë udhëzimin, faljen dhe mëshirën.

  • Prej atij që gabon kërkohet që të heq dorë prej gabimit:

Është më se e rëndësishme të kërkohet prej gabimtarit të mos vazhdojë me gabimin. Në këtë mënyrë ai nuk e shton të keqen, njëkohësisht e ndalojmë të keqen dhe nuk e vonojmë korrigjimin.

Omeri h, tregon se një herë u betua në babën e tij duke thënë: “Jo, pasha babën tim!” Kur e dëgjoi Pejgamberi ﷺ, i tha: “Ndalu. Ai që betohet në dikë tjetër veç Allahut, vetëm se ka bërë shirk.”[7]

Ebu ez-Zahirije tregon se Abdullah ibn Busrin h, e pa një njeri që po kapërcente mbi qafat e njerëzve në xhami në ditën e xhuma, me atë rast Abdullahu tha: “Një person hyri në xhami në ditën e xhuma dhe nisi të kapërcente mbi qafat e njerëzit (të del në safat e para), ndërsa Pejgamberi ﷺ, ishte në hutbe duke ligjëruar, (e kur e pa njeriun duke vepruar ashtu) i tha: “Ulu, sepse i shqetësove njerëzit.”[8]

Ibn Omeri j, tregon për një njeri që gromësiu në prani të Pejgamberit ﷺ, dhe Pejgamberi ﷺ, i tha: “Përmbaju nga gromësima, sepse të ngopurit në dynja do të jenë më të uriturit në Ditën e Kiametit.”[9]

Në të gjitha këto hadithe prej gabimtarit kërkohet të ndalojë dhe të largohet nga gabimi i tij.


[1] Ebu Davudi (5153), Albani e saktësoi në Sahih Ebu Davud.

[2] Buhariu (6780)

[3] Buhariu (6781).

[4] Buhariu (6777).

[5] Ebu Davudi (4478), shejh Albani e saktësoi në Sahih Sunen Ebu Davud.

[6] Ahmedi (2/300), Ahmed Shakir tha që zinxhiri i hadithit është i saktë.

[7] Ahmedi (1/47), Ahmed Shakir tha që zinxhiri i hadithit është i saktë.

[8] Ebu Davudi (1118), shejh Albani e saktësoi në Sahih Ebu Davud.

[9] Tirmidhiu (2478), shejh Albani e vlerësoi të mirë në Sahih et-Tirmidhij.

Irfan Jahiu

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *