Drejtori ekzekutiv i McDonald’s, Kris Kempqinski, ndau këshilla për karrierën që nuk janë të mbështjella me fjalë të bukura,me kusht që, siç thotë ai, të keni “lëkurë të trashë”.
Kempqinski zbuloi se çfarë do t’u thoshte njerëzve nëse nuk do të kishte frikë t’u lëndonte ndjenjat, raporton CNBC Make It.
Mesazhi është i thjeshtë, por i fortë:
“Askush nuk kujdeset për karrierën tuaj aq sa kujdeseni ju.”
Edhe nëse keni një shef apo mentor të shkëlqyer, rrallë do të hasni dikë që vazhdimisht do t’ju “shtyjë”, do ta ndjekë zhvillimin tuaj dhe do t’ju sigurojë mundësinë e duhur, thotë Kempqinski.
Prandaj, nuk duhet të prisni që dikush t’ju udhëheqë për dore gjatë karrierës suaj.
“Duhet ta merrni atë në duart tuaja. Duhet t’i bëni gjërat të ndodhin,” thotë ai.
Këshillë që drejtori i McDonald’s ende e ndjek
Në një video tjetër në Instagram, Kempqinski ndau një këshillë që e kishte marrë në fillim të karrierës së tij dhe që ende e zbaton sot: “Jini të organizuar.”
Ai thotë se një hapësirë pune e rregullt e ndihmon të mbetet i përqendruar në atë që është vërtet e rëndësishme.
“Kutia ime e postës është e pastër, e rregullt, nuk kam shumë skedarë në kompjuterin tim,” shpjegon ai.
Sipas tij, kjo i mundëson të përqendrohet më mirë dhe të mendojë më qartë.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK