3. Gabimi të vlerësohet me argumente sheriatike, i shoqëruar me dëshmi, e jo të gjykohet me padije apo me teka personale:
Muhamed ibn el-Munkediri, Allahu e mëshiroftë, tregon se Xhabiri h, u fal me një izar, që e kishte lidhur në qafë6, ndërsa rrobat i kishte vendosur në varëse. Një person e pyeti: “Po falesh vetëm me një izar?” Xhabiri ia ktheu: “U fala kështu që të më shohë një ahmak sikurse ti. Cili prej nesh i ka pasur dy palë rrobash në kohën e Pejgamberit ﷺ.”
Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Me fjalën ahmak këtu për qëllim e kishte i padijshëm, kurse ajo që synohej në këtë rast ishte qartësimi se lejohet falja e namazit me një petk, e nëse falet me dy petka është më mirë. Kjo i bie që Xhabiri sikur ka deshtë t’i thotë atij se veprova kështu që ta qartësojë se lejohet falja me një petk, e fillimisht i padijshmi ose mund të më ndjekë e të falet ashtu ose të më kundërshtojë e unë ta mësojë atë se kjo gjë lejohet. Ndërsa me ta i ashpër ishte në bisedë që ta parandalojë kundërshtimin e dijetarëve dhe t’i nxisë të hulumtojnë për çështjet e fesë.”
4. Gabimi sa më i madh të jetë aq më i madh duhet të jetë kujdesi për ta korrigjuar atë:
Si shembull, kujdesi për ta korrigjuar gabimin që lidhet me besimin duhet të jetë më i madh se kujdesi për ta korrigjuar gabimin që lidhet me sjelljet. Në këtë mënyrë bëhet krahasimi edhe me fushat tjera. Pejgamberi ﷺ, e kishte prioritet të rëndësishëm përcjelljen dhe korrigjimin e gabimeve që lidheshin me idhujtari, me gjithë llojet e saj, ngase aty është rreziku më i madh. Në vazhdim do t’i sjelli disa shembuj që ndërlidhen me këtë pikë:
El-Mugire ibn Shuabe h, tregon: “Kur ndodhi eklipsi i Diellit në kohën e Pejgamberit ﷺ, po atë ditë ndërroi jetë i biri i tij Ibrahimi, dhe njerëzit thanë: zënia e Diellit u bë shkaku i vdekjes së Ibrahimit! Atëherë Pejgamberi ﷺ, tha: ‘Dielli dhe Hëna janë dy shenja nga shenjat e Allahut, ata nuk zihen për shkak të vdekjes ose të lindjes së ndokujt, e nëse e shihni zënien e tyre, lutjuni Allahut dhe falni namaz derisa të shfaqen (dielli apo hëna).’ ”
Ebu Vakid el-Lejthij h, tregon se me Pejgamberin ﷺ, dolëm për në betejën e Hunejnit dhe kaluam pranë një peme të idhujtarëve e cila quhej “dhatu envat”, në të i varnin armët. Sahabët i thanë: “O i Dërguar i Allahut! Na bëj edhe ti neve një “dhatu envat” sikurse e kishin idhujtarët!” Pejgamberi ﷺ, tha: “Subhanallah (i lavdëruar qoftë Allahu)! Kjo është njëjtë sikurse thanë populli i Musait: Na bëna edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zota. Pashë Atë që shpirti im është në Dorën e Tij, do ta pasoni traditën e atyre që ishin para jush.”
Sipas një versioni tjetër të Ebu Vakid el-Lejthij h, tregon se dolëm me Pejgamberi ﷺ, prej Mekes për në Hunejn. Idhujtarët e kishin një pemë të cilën e vizitonin për bereqet dhe në të i varnin armët. Ajo quhej “dhatu envat”. Kur ne kaluam pranë një pemës së madhe dhe të gjelbër i thamë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguar i Allahut! Na bëj edhe ti neve një ‘dhatu envat’!” Pejgamberi ﷺ, na tha: “Pasha Atë që shpirti im është në Dorën e Tij, keni thënë sikurse populli i Musait. Ata i thanë atij: ‘Na bëna edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zota.’ (El-Earaf: 137); Kjo është tradita e popujve para jush, e ju dalëngadalë do t’i merrni traditat e tyre, hap pas hapi.”
Zejd ibn Halid el-Xhuhenij h, tregon se Pejgamberi ﷺ, na priu në namazin e sabahut pas një nate me shi në H
Zoti juaj?” Thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë.” Ai tha: “(Allahu ka thënë se) Këtë mëngjes disa nga robërit e Mi u gdhinë si besimtarë, e disa të tjerë u gdhinë si jobesimtarë. Kush tha që shiu ra me mirësinë dhe me mëshirën e Allahut, ai më besoi Mua dhe i mohoi yjet. Ndërsa kush tha që shiu ra për shkak të këtij ylli apo atij ylli, ai më mohoi Mua dhe besoi në yjet.”
Ibn Abasi h, tregon për një burrë që i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Aq sa ka dashtë Allahu dhe ti!” Pejgamberi ﷺ, ia ktheu: “Më barazove me Allahun? Thuaj vetëm aq sa ka dashtë Allahu.”
Ibn Omeri j, tregon për Omer ibn Hatabin h, se gjatë udhëtim me një karvan (dhjetë veta e përpjetë të hipur në deve) u betua në babanë e tij, e Pejgamberi ﷺ, e dëgjoi se u betua në babanë e vet dhe të pranishmëve u tha: “Me të vërtetë Allahu jua ndaloi të betoheni në baballarët tuaj. Kush betohet, le të betohet në Allahun, ose le të heshtë.”
Ebu Shurejh Hani ibn Jezid h, tregon: “Erdhi një delegacion te Pejgamberi ﷺ, dhe në mesin e tyre ishte një person i cili quhej Abdulhaxher (rob i gurit). Kur Pejgamberi ﷺ, e dëgjoi emrin e tij i tha: “Si quhesh?” I tha: “Abdulhaxher.” Pejgamberi ﷺ, i tha: “Jo, prej sotit ti je Abdullahu (rob i Allahut).”
Irfan Jahiu
WWW.STUDENTET.MK