Dhembja e përgjithshme e kokës shkaktohet nga mungesa e ekuilibrit në kombinimin e katër sekrecioneve themelore të trupit, që është çrregullim i sekrecioneve të trupit që ndjek pothuajse çdo sëmundje. Dhembja tipike e kokës  mund të jetë e madhe dhe e pjesshme. Kur është periodike dhe e kufizuar në njërën anë të kokës, është quajtur migrenë ose hemikrani (sbakjka), ndërsa kur e përfshin krejt kokën është quajtur bajda, havsa  ose helmetë, me qëllim që të krahasohet me shtrirjen e dhembjes në tërë kokën sikurse helmeta që e mbulon krejt kokën. Kur dhembja e godet anën e pasme të kokës, quhet cefalgji, kurse ekzistojnë shumë lloje të dhembjes së kokës dhe po aq shkaktarë.

 

Thënë përgjithësisht, dhembja e kokës është pasojë e inframacionit të cipave të trurit (lat. meningitis) për shkak të akumulimit të avujve që duan të dalin jashtë, por duke mos pasur mundësi të dalin, ata shkaktojnë dhembje të fortë dhe intensive të kokës. Po kjo mund të ndodhë si për shembull me rastin e zierjes në tenxhere, kur përbërësit e saj vlojnë dhe kërkojnë të zgjerohen. Kur avujt e tillë përhapen në kokë dhe në mënyrë të pakontrolluar, ata shkaktojnë rritjen e sasisë së lëngut në kranium, ënjtjen e membranës së kokës dhe kur ato nuk i lëshojnë, shkaktojnë një lloj dhembje të kokës e cila quhet delirium . Pra, temperatura në kokë, edhe pa ënjtje, ndonjëherë shkakton emocione të pakontrolluara, shqetësime, shpirtngushtësi dhe fjali të palidhura, që njihet si delirium i rrejshëm.

 

Llojet e dhembjes së kokës

Ekzistojnë shumë lloje të dhembjes së kokës. Katër prej tyre janë shkak i çrregullimit të ekuilibrit të katër sekrecioneve themelore të trupit; lloji i pestë është pasojë e të thatit në lukth. Për pasojë, i thati shkakton dhembjen e kokës nëpërmjet nervus vagusit, i cili e lidh trurin dhe lukthin; lloji i gjashtë është pasojë e gazrave të ndenjur të lukthit që përhapen deri në kokë; lloji i shtatë është pasojë e rrjedhjes së gjakut nga arteria gastrike (gastrjca dextra et ministra); lloji i tetë është pasojë e ngrënies së tepërt, dhe kur një pjesë e ushqimit tretet dhe kalon në zorrë, ekuilibri i ushqimit që nuk tretet shkakton dhembje koke dhe lodhje; lloji i nëntë i dhembjes së kokës shfaqet si efekt shoqërues i aktit seksual për shkak të depërtimit të nxehtësisë; lloji i’dhjetë i dhembjes së kokës është shkaktuar me mjetin për vjellje ose me purgativ për shkak të depërtimit të thatësisë ose lagështisë në lukth; lloji i njëmbëdhjetë është pasojë e qëndrimit për kohë të gjatë në diell ose në temperatura të larta; lloji i dymbëdhjetë shkaktohet nga të ftohtët dhe nga kondensimi i avujve në kokë; lloji i trembëdhjetë shkaktohet nga gjumi i paktë (insomnia) ose qëndrimi zgjuar më shumë orë gjatë natës; lloji i katërmbëdhjetë i dhembjes së kokës është pasojë e presionit në kokë nga një material i rëndë ose për shkak të lëndimit të kokës; lloji i pesëmbëdhjetë është pasojë e bisedës së tepërt në atë mënyrë që e dobëson fuqinë e trurit; lloji i gjashtëmbëdhjetë është pasojë e zvogëlimit të ushtrimeve fizike dhe i lodhjes së tepërt; lloji i shtatëmbëdhjetë është depresioni, shqetësimet emocionale dhe mendimet lakmitare; lloji i tetëmbëdhjetë është pasojë e urisë, me ç’rast avujt ngriten deri në kokë dhe shkaktojnë dhembje; lloji i nëntëmbëdhjetë është shkaktuar nga ënjtja e mbështjellësit trunor, me të cilën individit i duket sikur po i pëlcet koka ose se është goditur me çekan; lloji i njëzet i dhembjes së kokës është pasojë e etheve të mëdha ose e një sëmundjeje tepër serioze që e ka kaluar individi.

*Simptoma më e shpeshtë neurologjike është dhembja e kokës. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar nga ata psikogjen e deri te tumoret. Neurologjia regjistron këta tipa të dhembjes së kokës:

  • psikogjen,
  • ndryshimet në sy (anomalitë refraktive, hipermetropia, astigmatizmi, miopia etj.),
  • dhembja adontogjene,
  • Sëmurja e sinusëve paranazalë,
  • hipertensioni arterial,
  • dhembja histaminike e kokës (sindromi i Hortonit),
  • dhembja traumatike e kokës,
  • dhembjet meningiale të kokës, që për nga intensiteti janë më të fortat,
  • tumoret intrakraniale,
  • gjakderdhja subaraknoidale,
  • migrena (hemicrania),
  • neuralgjia e trigeminusit,

 

Shërimi i dhembjes së kokës

Secili lloj i dhembjes së kokës trajtohet në përputhje me llojin dhe shkaktarin e vet. Ndonjëherë dhembja e kokës mund të trajtohet me purgativ ose duke shkaktuar vjellje, ndërsa ndonjëherë mund të trajtohet vetëm me pushim, qetësi dhe rehati. Llojet e tjera shërohen duke lidhur shiritin rreth kokës ose duke vënë kompresa të ftohta e ndonjëherë edhe kompresa të nxehta, apo duke qëndruar larg zhurmës dhe duke pushuar. Kuptohet, se këto ishin metoda që kishin përdorim në kohrat e lashta dhe se në atë kohë nuk ka pasur analgjetikë dhe ilaçe antimigrenoze që njihen edhe sot.

 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author