Milingonat janë ndër insektet dhe madje edhe ndër kafshët më të socializuara. Suksesi i tyre është për shkak të strukturave të zhvilluara sociale, të cilat lejojnë mijëra apo madje miliona individëve për të funksionuar së bashku në një mënyrë bashkëpunuese dhe të koordinuar.

Anëtarët e kolonive të tyre janë në gjendje për të kryer shumë detyra komplekse. Ata në mënyrë të përkryer mund t’i dallojnë anëtarët e kolonisë së tyre nga ato të huaj. Ata mund t’i dallojnë aromat e ndryshme të folesë së tyre, hyrjet e folesë së tyre, mjedisin rreth folesë së tyre si dhe mjedisin e ushqimit të tyre. Ata gjithashtu, mund të aktivizojnë alarme dhe feromone (substanca kimike të cilat shërbejnë për komunikim te insektet) dhe të lënë gjurmë. Ata mund të memorizojnë shenjat vizuale apo të nuhatjes për orientim. Këto aftësi iu mundësojnë të kërkojnë ushqim larg nga foletë e tyre, ta gjejnë rrugën deri në fole dhe të rihyjnë në të. Ata mund ta mësojnë kohën dhe vendin e saktë në të cilin burim i dhënë i ushqimit është në dispozicion me anë të aktivizimit të kongjenerëve (substancave kimike) të cilat i posedojnë. Ata mund të gjejnë një vend më të mirë për fole dhe ta zhvendosin tërë koloninë atje në një kohë shumë të shkurtër. Ata e pastrojnë brendinë e foleve të tyre dhe i transportojnë trupat e miligonave të ngordhura në vende shumë larg nga foletë e tyre.

Kolonitë e milingonave, gjithashtu i përmbahen një rigoroziteti të polietizmit (specializimi funksional) të moshës ku: punëtorët kujdesen për pasardhësit, rojtarët ruajnë hyrjet e folesë ndërsa më të moshuarit kujdesen për ushqimin. Çdo koloni ka një apo më tepër mbretresha. Mbretëresha është milingona më e madhe dhe më e rëndësishme. Ajo është e vetmja që mund të lëshojë vezë. Ajo gjatë jetës së saj lëshon me qindra vezë. Milingonat jetojnë rreth 45 deri në 60 ditë. Mbretëreshat mund të jetojnë në mes 10 deri në 30 vjet. Një koloni mund të zgjasë disa muaj pasi që të ngordh mbretëresha.

Brenda foleve të milingonave ka shumë dhoma. Ka dhoma në të cilën milingonat e deponojnë ushqimin respektivisht përdoren si depo për ushqim. Ka një dhomë për mbretëreshën dhe vezët e saj. Ka dhoma ku milingonat punëtore kujdesen për foshnjat. Ka dhoma ku pushojnë milingonat.

Aftësitë njohëse te milingonat “mësohen” gradualisht. Së fundi, duke qenë miligonat insekte eusocialë (niveli më i lartë i organizimit shoqëror të kafshëve), organizimi social i milingonave është të paktën po aq i sofistikuara si ai te disa kafshë sociale si: shpendët, delfinët dhe majmunët.

Përgatiti dhe Përshtati:

STUDENTET.MK

About Author

Admin_B