Gjigandi i internetit „Yahoo“ definitivisht pushon së ekzistuari . Emri i ri i kompanisë do të jetë „Altaba“ , ndërsa drejtoresha e deritashme e ekzekutivit Marina Majer jep dorëheqje. Vendimi që Yahoo të mbetet në histori u vërtetua me raportin që dërgoi deri tek rregullatorët amerikan.
Në raport janë cekur planet e sakta se si do të merret Yahoo. Vetëm sa për rikujtim.Kompania Yahoo është shitur 4.8 milion dollarë. Emri i ri reflekton transformimin e “Yahoo” në kompani holding për të investuar në udhëheqësit kinez në tregti të internetit, “Alibaba”,dhe kompanisë „Yahoo!Japan“ të cilat së bashku vlejnë më shumë se 40 milion dollarë.Poashtu theksohet edhe se drejtoresha e ekzekutivit Marisa Majer do të lëshon funksionin . Sipas Marisës prej kompanisë do të largohen edhe disa drejtorë me përvoj shumëvjecare, ko-themeluesi David Filo edhe katër drejtor të bordit udhëheqës.
Përgatiti dhe Përshtati:
STUDENTET.MK