Pas shkollës, përgjegjësi të madhe për zbatimin dhe shpërndarjen e gjuhës i takon mediumeve, sepse ato në kushte normale e pasurojnë kulturën e gjuhës, të cilën e kemi hasur gjatë shkollimit. Megjithatë mediumet kanë edhe mundësinë që ta dëmtojnë kulturën e gjuhës. Sot, në shoqërinë tonë, pasi u bënë ndryshime shoqërore të mëdha (si: tranzicioni, integrimi), janë shtuar edhe numri i gazetave, revistave, radiotelevizioneve, dhe atëherë kur mediumet paraqesin burim kryesor të informacioneve për të gjitha shtresat e shoqërisë, atëherë edhe gjuha e tyre shihet si parësore (e dorës së parë). Sa i përket ndikimit ndaj njerëzve, mediumet çdo ditë e modelojnë gjuhën tonë. Prej tyre mësojmë si shkruhet, si shqiptohet, andaj me plot të drejtë një mendimtar thotë: Si duket shumë qytetarë me vetëdijen e tyre orientohen drejt shtypit, sa përket shprehjeve gjuhësore të shkruara dhe radiotelevizionit për dyshimet e mundshme rreth gjuhës së folur”. Këtij mendimi mund t’ia bashkangjesim edhe mendimin e një gjuhëtarit holandez, i cili thotë: ”Jam i bindur që sot, në rend të parë s’janë shkrimtarët, por shtypi dhe radiotelevizioni që ndikojnë më shumë, madje në një mënyrë e bëjnë gjuhën e popullit”.
Shikuar nga aspekti historik, qytetërimi i njerëzve në raport me mediumet ka kaluar një rrugë të shpejtë të zhvillimit, shumë interesant, por revolucionar. Andaj parashtrohet pyetja: A do të ishte njerëzimi në shkallë të njëjtë të zhvillimit ku gjendet sot, nëse nuk do të kishte mundësi të zbulonte letrën (shtypin) dhe mediumet?
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK