Mjalti paraqet një lëng të ëmbël e të trashë me një ngjyrë karakteristike të artë apo ndryshe ngjyr qelibari. Mjalti për nga përbërja rrjedh nga prodhimi i bletëve nga nektaret e shumta të luleve të ndryshme. Kur flitet për karbohidrate nektari është më i rëndësishmi, përshkak se bletët atë e shëndrojnë ne sheqer, fruktoz dhe glikozë.

Për nga përbërja mjalti është shumë i pasur, përshkak se në vete mbërthen shumë dobi të panumërta si nga aspekti shëndetsorë por edhe nga aspekti forcues (imunitar). Mjalti përmban 15 % ujë, poashtu aminoacide, minerale, sturktura dhe komplekse të vitaminës B, acide organike të ndryshme etj.

Kur flasim për vlerën e mjaltit ajo nuk nënkupton vetëm sasin e tij të madhe të sheqernave apo të karbohidrateve (që për nga përqindja është diku 78%) por efektet e tij imunitare, biologjike, kimike, strukturore, zën një hapësirë të madhe në organizmin e njeriut dhe për këtë shkakë mjalti na paraqitet si lëng mbretëror me dobit e tij të shumta.

Në vijim do të cekim disa nga shumë sferat që bën dobi mjalti (natyral):

  • Sistemi imun
  • Kanceri
  • Kolesteroli
  • Dhimbjet e barku
  • Lodhja
  • Humbja e peshës
  • Plakja e ngadalshme
  • Mostretja
  • Infektimet e lëkurës
  • Puqrrat

 

Në mjaltë ka: 76% karbohidrate (këto janë sheqerna të luleve dhe të pemëve), 18 deri 20 % janë ujë , 2 deri në 4 % janë elemente të rëndësishme që i duhen njeriut. Pikërisht për këto elemente mjaltin e konsiderojmë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Si krahasim të elementeve të mjaltës, në një kg (1000 gr.), gjinden afro 30-40 gr. substanca shëruese të cilat mjekësia i quan fermente enzime, koenzime, bioefekte, elemente dhe mikroelemente, sheqerna të fryteve etj. Kjo na jep të kuptojmë se në ushqimet e përditshme shumë më pak gjenden elementet që i ka mjalti. 3 deri 4 % të substancave të mjaltës gjenden në një kg mjaltë, kurse në ushqime tjera ky 3 deri në 4 % i elementeve të mjaltës, duhet të përfitohet nga shumë e shumë kilogram!.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author