Aeroporti ndërkombëtar i Edmonton në Kanada ka nisur një program të ri me zogj predatorë artificialë për të larguar zogjtë e vërtetë nga hapësira pranë pistave të fluturimit si dhe për t’i ndaluar ata të bëjnë foletë e tyre aty. Zyrtarët pretendojnë se janë aeroporti i aprë në botë që përdor një teknologji të tillë.

Dronët në formë falkoi të quajtur Robird, imitojnë fluturimin e falkojve në mënyrë të tilla sa për të bindur zogjtë më të vegjël se janë predatorë të vërtetë të zonës.

“Robird janë robotë në formë zogjsh predatorë që fluturojnë me anë të rrahjes së krahëve. Duke imituar homologët e tyre natyralë ata bëjnë që zogjtë e tjerë të sillen njësoj si ndaj predatorëve të vërtetë, duke u largur nga zona”, tha Wessel Straatman, një prej inxhinierëve të kompanisë prodhuese të robo-falkojve.

Zogjtë pranë pistave të fluturimit janë të rrezikuar nga avionët dhe gjithashtu rrezikojnë dhe fluturimet në rastet e  përplasjes me helikat e motorëve, prandaj aeroportet prej kohësh janë përpjekur t’i largojnë ata me mënyra të ndryshme si balonat apo tingujt akustikë, që kanë qenë gjithnjë zgjidhje afatshkurtra.

 

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S